Kryesore

Kosova regjistron 20 raste pozitive me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 26/10/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 20 raste me koronavirus, pas testimit të 2.072 mostrave.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë  bërë me dije se 31 persona janë shëruar derisa 427 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.975 persona kanë vdekur./Opinion.al

Pas