Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 29 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2.526 tamponëve.
Më 13 tetor, 36 persona janë shëruar ndërsa mbi 1.043 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.