Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, edhe këtë herë shifra e të të shëruarve ka tejkaluar atë të të infektuarve.
Kjo pasi IKSHPK thotë se 219 të infektuar e mposhtën COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona që ishin të prekur me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga të cilët 416 kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708./ Opinion.al