Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova përpunon aktakuzën kundër Radoiçiçit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

2024/07/17 at 6:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosova përpunon aktakuzën kundër Radoiçiçit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.


Në atë kohë do të bëhet një vit që kur grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në këtë fshat në veri, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Hetime, paralelisht, është duke kryer edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Deri ku mbërritën hetimet në Kosovë?

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës thonë se “punët rreth rastit janë në fazën finale” dhe se “hetimet në rastin e Radoiçiqit kanë marrë epilogun përfundimtar”.

“Pas përfundimit dhe ekzaminimit të disa raporteve periferike, do të procedohet tutje”, thonë ato.

Hollësi të tjera nuk japin, pos që aktakuza nuk pritet të ngrihet para vjeshtës.

Ndërsa Radoiçiç besohet të jetë i lirë në Serbi, në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me rastin.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, thonë se Prokuroria Speciale është brenda afatit ligjor për kompletimin e aktakuzës, pasi me ndryshimet e fundit ligjore, periudha e paraparë për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës mund të shkojë deri në tre vjet, nga dy vjet e gjysmë sa ishte më herët.

Sipas IKD-së, Prokuroria ka para vetes një numër të konsiderueshëm të provave materiale dhe të të dyshuarve për sulmin.

“Fakti që [sulmi] ka ndodhur para rreth nëntë muajsh, nuk nënkupton që, me doemos, Prokuroria të ngutet në veprimet e saj dhe të dorëzojë një aktakuzë më pak cilësore. Periudha kohore prej tre vjetësh, që ka në dispozicion, duhet të shërbejë për të pasur një aktakuzë sa më cilësore dhe mirë të provuar – nëpërmjet provave materiale dhe atyre personale”, thonë në IKD.

Nga ky institut, megjithatë, theksojnë se Prokuroria duhet ta njoftojë më shumë opinionin për rrjedhën e hetimeve – “pa i dëmtuar ato, të tregohet se deri ku kanë mbërritur”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente për këtë temë edhe nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, por ajo nuk u përgjigj.

Në fund të vitit të kaluar, në bazë të një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiçin.

Deri ku mbërritën hetimet në Serbi?

Se ku saktësisht ndodhet Radoiçiç, nuk është e qartë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha pas sulmit se ai gjendet në “territorin e Serbisë qendrore”.

Autoritetet shtetërore në këtë vend i hodhën poshtë akuzat e bëra nga udhëheqësit e Kosovës se ato qëndrojnë prapa “sulmit terrorist” të 24 shtatorit në Banjskë.

Radoiçiç e mori përgjegjësinë për atë sulm më 29 shtator, përmes avokatit të tij.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd e ngarkon atë me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në fillim të tetorit, Gjykata e Lartë në Beograd e refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ndalimin e tij dhe e la të lirë, por ia konfiskoi pasaportën dhe ia ndaloi shkuarjen në Kosovë.

E kontaktuar më 15 korrik nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se “hetimet janë duke vazhduar”.

“Në këto hetime, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë Doganore dhe organet tjera shtetërore të Republikës së Serbisë, ndërsa për të konstatuar gjendjen e plotë faktike – përmes Ministrisë së Drejtësisë – ka kontaktuar edhe EULEX-in [Misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë”.

“Nga EULEX-i është kërkuar dokumentacion lidhur me ngjarjen kritike të 24 shtatorit 2023, në Banjskë. Dokumentacioni, deri më sot, nuk është dorëzuar”, thuhet në deklaratë.

Çfarë thonë zyrtarë të BE-së?

REL-i pyeti EULEX-in në lidhje me këtë kërkesë të prokurorisë serbe, por nga ky mision kërkuan që pyetjet t’i përcillen Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, kjo zyrë konfirmoi se e ka pranuar këtë kërkesë dy javë më parë dhe se ajo u është përcjellë autoriteteve përkatëse të Kosovës.

“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje [nga autoritetet e Kosovës]”, thuhet në përgjigje, ku po ashtu theksohet se, në tetor të vitit të kaluar, autoriteteve serbe u është përcjellë edhe një kërkesë nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë juridik në rastin e sulmit në Banjskë.

“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje [nga autoritetet e Serbisë]”, bëjnë me dije nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe shtojnë se autoritetet kosovare, ndërkohë, kanë kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë juridik edhe me autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se një kërkesë e tillë i është dërguar Sarajevës zyrtare.

“Kemi marrë një përgjigje [nga Sarajeva], e cila u është përcjellë autoriteteve kompetente në Kosovë në kohën e duhur”, thanë nga BE-ja në Prishtinë, por nuk specifikuan se cila ishte përgjigjja.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në tetor 2023 ka thënë tha se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari deri më 24 shtator.

Çka thotë SHBA-ja?

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha së voni se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi atë si kriminel që duhet të mbahet përgjegjës.

Përndryshe, Radoiçiç është nën sanksionet e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion.

Kushtëzimi i dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiçit dhe të “grupit të tij paramilitar terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Për aq kohë sa Radoiçiç dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti më 28 qershor.

Në një intervistë më 16 korrik, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë drejtpërdrejt “i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë”.

Në mesin e këtyre provave, ai përmendi informacione nga inteligjenca dhe dëshmi gojore.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, reagoi në platformën X, duke thënë se “e vetmja dëshmi që ekziston, është persekutimi i serbëve nga Kurti dhe Sveçla”.

Pa përmendur ndonjë provë që do ta mbështeste këtë pretendim, Petkoviç tha se “për Banjskën thuhen shumë gënjeshtra dhe gënjeshtra më e madhe është se Vuçiç ka dhënë urdhrin”.

Në një tjetër zhvillim, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse Serbia nuk ndëshkohet, ajo do ta përsërisë sulmin në Banjskë./REL



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Trump mbetet një enigmë për autoritetet

Autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Trump mbetet një enigmë për autoritetet

Balla zhvillon takim me Sveçlën: Ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit

Balla zhvillon takim me Sveçlën: Ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit

Protesta para bashkisë së Tiranës, policia njofton masat: Shmangni lëvizjen në këto akse rrugore

Protesta para bashkisë së Tiranës, policia njofton masat: Shmangni lëvizjen në këto akse rrugore
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com