Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Kosovën me rastin e liberalizmit të vizave, i cili u mundëson qytetarëve të saj hyrjen e tyre në zonën Schengen.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani shprehet se kjo ngjarje është e vonuar.
Pavarësisht kësaj ai thotë se ky është një hap i dobishëm për Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e BE-në.
“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.
Një hap i vonuar, që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.
Gëzuar Vitin e Ri Kosovë”, shkruan Hasani. /Opinion.al