Kosova do të jetë zyrtarisht vendi organizator i Lojërave Mesdhetare 2030. Lajmi është bërë me dije nga kryetari bashkisë së Prishtinës Përparim Rama.
Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, e cila u zhvilluar në Kretë, të Greqisë, ku kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro dhe vetëm 7 kundra.
Për Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfshirja e Kosovës si vend organizator të Lojërave Mesdhetare 2030, konsiderohet arritje historike
Lojërat Mesdhetare janë lojë multi-sportesh që zhvillohet zakonisht çdo katër vjet, midis kombeve rreth ose afër Detit Mesdhe, pjesë e të cilës është Evropa, Afrika dhe Azia. Lojërat janë nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare./Opinion.al