Rajoni

Kosova nuk shkon në zgjedhje, Thaçi reagon për vendimin e “kushtetueses”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:09 - 28/05/20 |
Opi Nion

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit të qeverisë duke i dhënë të drejtë.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit nga anët e LDK.

Thaçi shkruan se e mirëpret vendimin dhe se çdo hap që ka ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Ai iu bën thirrje partive për pjekuri politike.

LEXO EDHE:  Nuk ka zgjedhje, Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Reagimi

E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese. Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën. Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. HTH/ Opinion.al

Pas