Pas fitore së sotme ndaj Bullgarisë, kombëtarja e Kosovës hedhur një hap të tjetër drejt kualifikimit në kampionatin evropian.
Ekipi i drejtuar nga zvicerani Shaland ka triumfuar ndaj një ekipi me përvojë si ai bullgar, duke i mundur me rezultatin 2-3 në Sofje.
Kosova kaloi që në minutën e 14 në avantazh, por rezultati ndryshoi në minutën e 43 me anë të Popov.
Pjesa e dytë tremb nis furishëm nga ana e Bullgarisë, ku në minutën e 55 Dimitrov shënon një gol me kokë, duke përmbysur rezultatin.
Por pas 9 minutash, lojtarët kosovarë i janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Në minutën e 64 sulmuesi Muriqi gjen me kokë një barazim të artë për kosovarët.
Po ashtu, në minutën e fundit Elbasan Rashani gjen rrjetin po me kokë, po nga një asist të Rashicës.
Kosova merr fitoren e parë në grup, dhe me 5 pikë ngjitet në vendin e tretë, një më pak se Republika Çeke dhe gjigandët anglez./ Opinion.al E.Xh.