PARIS- Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s sot në orën 11:30 do të votojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme botërore. Asambleja ka 195 anëtarë dhe Kosova duhet të marrë minimumi 2/3 e votave.
Zyrtarët serbë kanë kërkuar që çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO të shtyhet deri në vitin 2017 dhe të jetë pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel. Po ashtu Serbia pretendon se objekte të trashëgimisë kulturore serbe janë shkatërruar në Kosovë.
Nga ana tjetër, autoritetet kosovare po lobojnë deri në minutat e fundit për të bindur vendet anëtare të votojnë pro. Ata kanë siguruar se asnjë kishe ortodokse nuk do të prishet në Kosovë.