Aktualitet

Kosova në UEFA/ Lunacek: Hap i rëndësishëm drejt fundit të izolimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:20 - 04/05/16 |
b.f

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, me pranimin e Kosovës si anëtare në UEFA ka shkruar se është një hap i rëndësishëm duke i dhënë fund kështu izolimit të papranueshëm të atletëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Lunacek, në statusin në Facebook ka shkruar se është një lajm shumë i mirë nga UEFA

“Lajme të mira nga UEFA: Kosova sot është antëtarja e 55 e Shtëpisë së Futbollit Europian! Është ky një hap shumë i rëndësishëm duke i dhënë fund kështu izolimit të atëletëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Me lajmin e postuar në faqen e saj, Lunacek ka shpërndarë edhe shkrimin e gazetës prestigjioze angleze “The Guardian”, e cila ka shkruar sot për pranimin e Kosovës si anëtare e UEFA’s./Express

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas