Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova në “udhëkryq” me aleatët

2025/02/08 at 8:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kosova në “udhëkryq” me aleatët

Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.


Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, asnjë qeveri e vendit nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, siç i ka pasur qeveria e tij. Po ashtu, shteti i Kosovës nuk ka përfituar kurrë më shumë nga bashkëpunimi me SHBA-në, sesa gjatë qeverisjes së tij.

 “Qeveritë e mëhershme i përdornin raportet me SHBA-në e Perëndimin për pushtet, për karriget e tyre, për t’u ngjitur pak më lart e për të ndenjur pak më gjatë. Ne i përdorim për shtet, jo për pushtet, por për ta ngritur shtetin lart e më lart dhe për të qëndruar fuqishëm e fort në këmbët e veta”, tha Kurti.

Ai iu drejtua kështu mbështetësve të tij në Ferizaj, një javë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Një ditë pas adresimit të tij, i dërguari i SHBA-së për misione të posaçme, Richard Grenell, shkroi në rrjetin X se Qeveria e Kurtit “nuk është partnere e besueshme”. Edhe republikanët, edhe demokratët, sipas tij, e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme, që destabilizojnë rajonin.

Kurti dhe qeveria e tij janë kritikuar edhe nga zyrtarë të administratës së mëparshme amerikane për veprimet, që janë cilësuar si të pakoordinuara, në veriun e Kosovës. Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, Qeveria e Kosovës ka zëvendësuar targat serbe me targa të Kosovës, ka hequr nga përdorimi dinarin serb, ka mbyllur institucionet paralele serbe e të tjera.

Për zyrtarët amerikanë, por edhe ata të Bashkimit Evropian, të gjitha këto e kanë vështirësuar jetesën e komunitetit serb dhe është dashur të diskutohen në kuadër të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Për Kurtin, kanë qenë hapa të domosdoshëm drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Kurti nuk është zmbrapsur as kur SHBA-ja e ka paralajmëruar për rrezikim të raporteve, as kur BE-ja e ka ndëshkuar Kosovën me pezullim fondesh dhe takimesh të nivelit të lartë.

Kurti, vazhdimisht, ka këmbëngulur se marrëdhëniet me Perëndimin janë të mira, edhe pse nuk ka pajtim për gjithçka.

Por, për kundërshtarët e tij nuk është kështu. Kosova, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të pavolitshëm me partnerët ndërkombëtarë, sipas rivalëve të Kurtit që synojnë postin e kryeministrit.

Secili prej tyre, Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së – e kanë pjesë të programit riparimin dhe thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në, sepse, sipas tyre, ato janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se kushdo që e formon Qeverinë e ardhshme të Kosovës, duhet të kujdeset që marrëdhëniet me SHBA-në të mbeten të forta dhe të paprekura.

Me të gjitha krizat në botë dhe me presidentin Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Kupchan thotë se Kosova s’e ka luksin të jetë në mosmarrëveshje me aleatët.

Si ajo, ashtu dhe Serbia duhet ta kenë prioritet ekskluziv gjetjen e një rruge që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, e jo në tensione të reja, sipas tij.

“Palët e përfshira, Beogradi dhe Prishtina duhet të jenë të kujdesshme ndaj hapave që Trump mund t’i shohë si të padobishëm. Trump nuk i pret mirë politikat që mendon se janë pengesë drejt marrëveshjes apo paqes”, tha Kupchan për Radio Evropa e Lirë.

Kupchan e përshkruan Trumpin si njeri të marrëveshjeve, që i jep përparësi rezultatit dhe jo ideologjisë. Ndaj, thotë se Qeveria e Kosovës mund dhe duhet të adoptojë një qasje më pragmatike.

“Nëse dëshironi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, bëni marrëveshje, futuni në pazar, jini gati për të negociuar. Ju duhet ta shihni Trumpin si një president që nuk është ideologjik, nuk mendon për historinë e luftërave në Ballkan, nuk ka ndonjë pikëpamje të veçantë për multietnicitetetin – ai thjesht dëshiron të kryejë punë”.

“Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset administratës Trump me atë lloj pragmatizmi dhe transaksionalizmi, sepse do t’i shpaguhet”, shtoi Kupchan.

Në frontin evropian, Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, thotë se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet të punojë më me përkushtim për t’i përmirësuar marrëdhëniet me BE-në.

Ai sugjeron që Kosova të miratojë një qasje më diplomatike me aleatët e saj më të afërt, veçanërisht Gjermaninë, e cila luan rol vendimtar në qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Gjermania ka qenë shumë e afërt me Vuçiqin, me lidershipin serb dhe ka zhvilluar lidhje gjithnjë e më të forta ekonomike me Serbinë. Pra, nuk ka asgjë që mund të bëjë Kosova për ta balancuar këtë. Ajo nuk duhet të ketë iluzione, por duhet ta dijë se është më e dobët edhe politikisht, edhe ekonomikisht, edhe në aspektin diplomatik. Por, e gjithë kjo e bën më të rëndësishme për të, që të ketë marrëdhënie më të ngrohta dhe më korrekte diplomatike me aleatët kryesorë”, tha Vogel për Exposenë.

Vogel e këshillon Qeverinë e ardhshme të Kosovës që të shmangë çdo hap të pakoordinuar, sidomos kur bëhet fjalë për pjesën veriore të vendit.

Shfaqja e përmbajtjes dhe prioritizimi i zgjidhjeve diplomatike do ta forconin pozitën e Kosovës edhe në negociatat e saj me Brukselin, edhe në ato me Beogradin, sipas tij.

“Ka shumë pasiguri dhe lundrimi në këta ujëra shumë të trazuar, do të kërkojë shumë aftësi. Por, unë mendoj se ka shanse dhe ato duhen shfrytëzuar. Një prej tyre është ndërrimi i udhëheqësve të Bashkimit Evropian. Tani kemi një përfaqësuese të re të politikës së jashtme, e cila mbikëqyr dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, ajo nuk është dashamirëse ndaj Rusisë apo ndikimit rus në Ballkan”, tha Vogel.

REL-i pyeti Bashkimin Evropian nëse është duke shqyrtuar heqjen e masave kundër Kosovës dhe çfarë hapash specifikë pret BE-ja nga Kosova për ta bërë një gjë të tillë.

Në përgjigjen e marrë nga një zëdhënës i BE-së thuhet se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave që i ulin tensionet në veri”.

Në qarqet e BE-së, kjo përgjigje është përfolur qysh në qershor të vitit të kaluar, por, ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me aksionet e veta, duke mbyllur sidomos institucione që funksionin brenda sistemit të Serbisë, jo vetëm në veri, por edhe në komuna të tjera me shumicë serbe.

Vogel thotë se qasja e tillë nuk është e duhura mund ta lërë Kosovën të izoluar dhe jo vetëm.

“Çfarë unë kam frikë se mund të ndodhë, është një situatë si ajo që është zhvilluar, për shembull, në Qipro gjatë viteve. Pra, një lloj konflikti i ngrirë që nuk shpërthen në dhunë edhe pse sulmi në Banjskë ka dëshmuar edhe të kundërtën. Ndaj, Kosovës nuk i duhen aso flluskash të vazhdueshme nën sipërfaqe, sepse do ta pengonin për të ecur përpara, për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës e kështu me radhë”, tha Vogel.

Kosova tani është në pritje të Qeverisë së re, që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Varësisht rezultatit, në tryezë mund të jenë kombinime në ndryshme.

Kurti ka dhënë sinjale se, nëse fiton mandatin e ri si kryeministër, ai do të vazhdojë ta forcojë imazhin e tij si një udhëheqës i pakompromis, i cili i jep përparësi parimit, përpara diplomacisë.

Republika e Kosovës me qeverinë tonë në udhëheqje, i thotë jo kurrë ‘zajednicës’ dhe po asociacionit të komunave të Kosovës”, ka thënë Kurti në një tubim me mbështetësit në Mitrovicë të Jugut.

Me ‘zajednicë’, partia e Kurtit i është referuar vazhdimisht Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Formimi i këtij asociacioni ka qenë pjesë e një marrëveshjeje që Kosova e ka arritur me Serbinë në vitin 2013, por që nuk është zbatuar kurrë.

Pavarësisht trysnisë së aleatëve perëndimorë për ta çuar përpara, Kurti nuk ka bërë asnjë hap në atë drejtim. Por, me fjalët e Kupchanit, politika është e paparashikueshme dhe, pas zgjedhjeve, gjithçka mund të marrë kthesë të re… sepse nëse ka një gjë të sigurt në politikë, është se asgjë nuk është kurrë e sigurt./rel



Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve

Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve

Tre efektivë të lënduar në protestën e opozitës, policia: Kanë marrë dëmtime në sy, fytyrë dhe dorë!

Tre efektivë të lënduar në protestën e opozitës, policia: Kanë marrë dëmtime në sy, fytyrë dhe dorë!

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-ushtarët e UÇK-së

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-ushtarët e UÇK-së
















TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com