Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri

2022/12/27 at 5:00 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri

Sipas qeverisë së Kosovës, KFOR-i edhe EULEX-i janë të një mendimi, se duhet të rivendoset liria e lëvizjes në veri të Kosovës dhe nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë. BE-ja bën thirrje për zgjidhje politike.

Albin Kurti dhe komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia

Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë KFOR dhe EULEX dhe qeveria e Prishtinës pas një takimi të përbashkët konstatuan se në veri të Kosovës, “liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”. Kështu thuhet në një njoftim për medie nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, pasi ai takoi komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, dhe kreun e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti mbajti edhe takimin e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, ku u tha se “qeveria e Kosovës është ende në pritje të veprimeve nga KFOR-i për heqjen e barrikadave”, edhe pse theksohet se “policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar”. “Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në një njoftim të qeverisë.

Serbia vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë

Por nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, sipas RTS. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkroi në profilin e tij social, Instagram, se ai “do t’i marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”. Ndërsa, duke folur për barrikadat në veri, ai tha se ato janë vetëm një shenjë pakënaqësie. “Prandaj, dua t’ju informoj se jemi në një situatë të vështirë, por do të bëjmë punën tonë më së miri dhe se do të kujdesemi në çdo mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, dhe jo vetëm kaq, por edhe ta mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Konflikt im Nord-KosovoMinistri serb i Mbrojtjes, Milosh Milojseviç flet me ushtrinë në Raska

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se Vuçiq që është edhe komandanti suprem i forcave të armatosura, ka urdhëruar që “Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”. “Rritja në nivelin më të lartë të veprimit nga ushtria serbe bëhet për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë. Nuk ka arsye për panik, por ka arsye për shqetësim, sepse duket se Serbia është e vetmja palë e interesuar për të biseduar, për marrëveshje politike, për t’u takuar qoftë edhe një mijë herë derisa të gjendet ndonjë marrëveshje”, tha Vuçeviq. Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se kishte urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së, pra “kam urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së, xhandarmërisë, njësisë speciale antiterroriste dhe brigadës së Policisë”, tha Gashiq.

Reagime nga BE

Zyrtarë të Bashkimi Evropian ndërkaq kanë bërë thirrje për “respektim të sundimit të ligjit”. “BE-ja i bën thirrje presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti që personalisht të kontribuojnë në një zgjidhje politike në mënyrë që të qetësohen tensionet dhe të bien dakord për rrugën përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të të gjitha komuniteteve”, ka thënë zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Masrali. Sipas saj, BE-ja pret nga Kosova dhe Serbia “t’i kthehen përkushtimit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të tyre, që përfshin edhe mbrojtjen e popullatës serbe në veri të Kosovës”.

Nato-Patrouille | Schüsse im Nord-Kosovo

Tensionimi i situatës vazhdon

Prej 17 ditësh serbët lokalë në veriun e Kosovës po mbajnë të barrikaduara rrugët kryesore të kësaj pjese të banuar më shumicë serbe. Dy pikat kufitare me Serbinë Jarinje dhe Bërnjak, po ashtu vazhdojë të jenë të mbyllura. E gjithë kjo sipas serbëve pas arrestimit të një ish-polici të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili, sipas autoriteteve të Prishtinës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Në ditët e para të vendosjes së barrikadave pati shpërthime dhe shkrepje të armëve të zjarrit. Një i tillë ndodhi edhe dy ditë më parë  ku KFOR-i tha se “kanë parë dhe dëgjuar shkrepjen e armëve të zjarrit afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok në veri të Kosovës. Zyrtarë të KFOR-it bën të ditur se është duke e hetuar rasti shkrepjes së armëve të cilin e cilësuan “incident jodirekt zjarri”. “Incidenti përfshinte persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka lëndime apo dëme materiale dhe ne po punojmë për t’i vërtetuar të gjitha faktet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Mediet serbe kanë raportuar mbrëmjen e 25 dhjetorit se pati shkëmbime zjarri në Zubin Potok, pasi Policia e Kosovës “ka dashur të heqë njërën nga barrikadat në këtë komunë në veri të Kosovës”. Por, ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla i hodhi poshtë këto raportime. “Barrikadat duhet të hiqen menjëherë”, dhe Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës, ka thënë Sveçla./DW



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për Becchettin

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për Becchettin

Veliaj: Gati të nisim punën për Terminalin Perëndimor të autobusëve, do zgjidhë trafikun

Nata e ndërrimit të viteve, Veliaj zbulon aktivitetet që do të mbahen në shesh

Kurti takon krerët e KFOR dhe EULEX: Jo më barrikada në rrugë

Zvicra: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com