Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova ‘mobilizohet’ për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit

2016/10/17 at 8:24 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova ‘mobilizohet’ për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit

Viktimat e krimit duhet të trajtohen me profesionalizëm dhe dinjitet, duke ruajtur jetën private të tyre, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë një organizimi për shënimin e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”.

Thaçi ka deklaruar se thirrja e popullit të Kosovës për të ndërtuar një ardhmëri si një vend i lirë e i sigurt është orientuar qartë që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Tutje, ai ka potencuar se qëllim është funksionalizimi i së drejtës me anë të miratimit të ligjit që do të mundësonte kompensimin e viktimave të krimit.

“Në vazhdën e masave të shumta që ka ndërmarrë Republika e Kosovës është edhe nxjerrja e ligjit për kompensimin e viktimave të krimi’’, ka theksuar Thaçi.

Ndërkaq, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se pavarësisht nga simbolika, drejtësia dhe rimëkëmbja e viktimave nuk është veprimtari përkujtimore, por është obligim i shtetit.

“Të drejtat e viktimave të krimit janë të mbrojtura me anë të Kushtetutës”, ka thënë Lumezi. Sipas tij, tashmë në të gjitha prokuroritë janë caktuar prokurorë të cilët do të merren me viktimat e krimit.

“Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga njerëz me integritet moral. Ju duhet kohë për të peshuar të drejtën, por kjo është kohë e shkurtër për viktimat e krimit”, ka theksuar Lumezi.

Në konferencë ka marrë pjesë dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, i cili i ka inkurajuar autoritetet vendore që t’i trajtojë viktimat e krimit me respekt dhe dinjitet.

“Kur sigurohemi se viktimat kompensohen, ne sigurohemi se atyre ju paguhet shërimi dhe ndikon në mos përsëritjen e krimit. Këtë javë të gjithë nderojmë viktimat e krimit’’, ka thënë Delawie.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se një nga testet e sistemit juridik është edhe ai se si një shtet i trajton viktimat e krimit.

Konferenca “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, sivjet mban sloganin “1 javë vetëdijesim, 365 ditë shërbim”/tvklan.al

Etiketa: kosovakrimembrotjete drejtaviktima

Ju sugjerojmë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Para
Oriz, patate dhe grurë, bimët e para që do të kultivohen në Mars

Oriz, patate dhe grurë, bimët e para që do të kultivohen në Mars

FOTOT-Aksident në Itali/ Vdes shqiptarja, në gjendje të rëndë 3 fëmijët

Video+18/ Aksident tragjik në autostradë, makina i këput kokën kalimtarit

Ristani: “Listë e hapur”? Pse të mos rikthejmë sistemin mazhoritar?!

Ristani: “Listë e hapur”? Pse të mos rikthejmë sistemin mazhoritar?!

TE FUNDIT

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
18 Dhjetor, 2025

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto...

Lexo më shumë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
18 Dhjetor, 2025

Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda - ku viktima mbteën pronari i një kampingu dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
18 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com