Rajoni

Kosova miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 07/07/21 |
Opi Nion

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. Bëhet me dije nga mediat kosovare se rezoluta u miratua me votat pro nga 89 deputetë.

Rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut të cilat janë kryer.

Në rezolutë konstatohet dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

Kurse, pika e katërt e po kësaj rezolute thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”./Opinion.al

Pas