Rajoni

Kosova miraton masat anti-COVID: Mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:29 - 18/08/21 |
Opi Nion

Qeveria e Kosovës  ka miratuar masat e reja anti-covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, më 20 gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

“Masat e këtij propozim-vendimi, nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar, apo që është i shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm për ta luftuar sëmundjen”, deklaroi Vitia.M

Vitia bëri të ditur se nga 20 gushti do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen festat familjare, si dasma e fejesa. Ministri u shpreh gjithashtu  se nga momenti i publikimit të vendimit, do të shkurtohet edhe orari i bareve dhe restoranteve.

Pas