Është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur para pak castesh se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus.
Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.
“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik” tha ministri Vitia.
Me konfirmimin e rasteve të reja numri i përgjithshëm i të prekurve në Kosovë është 13 ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës për shëndetin publik. /Opiniona.l