Rajoni

Kosova jep sqarime për masat në kufi me Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 02/06/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka sqaruar vendimin e saj për ata që hyjnë në Kosovë prej 1 qershorit.

Nëpërmjet një reagimimi ministria njofton se hyrja në Kosovë lejohet nga 6 pikëkalime kufitare.

Kriteret për lejimin edhe të shtetasve të Kosovës edhe atyre të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë, apo shtetas të vendeve të tjera që duan të futen në Kosovë, janë që duhet të nënshkruajnë deklaratën për 7 ditë vetizolim në kushtet e shtëpisë së tyre apo aty ku do të qendrojnë. Nga ky rregull përjashtohen ata/ato qytetarë pavarësisht nga shtetësia që kanë, të cilët me rekomandim të autoriteteve përkatëse i janë nënshtruar testit në katër ditët e fundit para të paraqitjes në kufi.”- thuhet në reagimin e ministrisë.

Më tej sqarohet se ky rekomandim ka ardhur nga Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke marrë shkasë si nga situata epidemiologjike ashtu edhe nga kapacitetet mjekësore të vendit

“Për dijeninë e opinionit mbarë shqiptarë, veçanërisht të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, laboratori ynë ka shumë pak mjekë që kryejnë testimet dhe pak epidemiologë e mikrobiologë në këtë situatë të vështirë. Klinika jonë Infektive i ka 126 shtretër për rastet e prekura nga virusi. Ne do të donim që këtë situatë të rëndë gjatë këtyre tre muajve të ishim edhe më afër njëri tjetrit edhe përmes ndihmave konkrete të institucioneve respektive nga dy shtetet, por për arsye objektive barnat, mjetet mbrojtëse, stafi mjekësor në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë kenë qenë të pamjaftueshme që të presim më shumë ndihmë konkrete.”

Ditën e djeshme në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë u krijua një situatë e paqartë për shkak të këtij vendimi si edhe të një tjetri i cili kërkonte që kamionët e mallërave që do të hynin në Kosovë të paguanin një tarifë dezinfektimi. Ky i fundit më vonë u shfuqizua nga qeveria

Për shkak se këto vendime nuk ishin bërë të njohura, makinat krujuan radhë të gjata në kufi dhe shumë persona nuk arritën të kalonin kufirin. Kjo shkaktoi reagim në opinionin publik por edhe u komentua nga kryeministri Rama si një vendim “i çuditshëm” i qeverisë së Kosovës.

Në reagimin e saj ministria e Shëndetësisë së Kosovës fton të gjitha institucionet e të dyja shteteve “të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrëmbëruara lidhur me vendimin për hapjen e kufijve tokësor të Republikës së Kosovës”. / Opinion.al

Pas