Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

2021/02/25 at 8:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç Shqipërisë. Kjo për faktin se, siç thotë pronari i kësaj kompanie, Burim Pirraj, disa nga vendet e rajonit kanë vendosur barriera jotarifore.


Në shkëmbimet tregtare, vende të caktuara përdorin barriera jotarifore, si një masë për kufizimin e importit nga një vend i caktuar.

Por, këto veprime bien ndesh me marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë, siç është CEFTA, marrëveshje kjo e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet që janë anëtare të CEFTA-s (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia), bëjnë barriera jotarifore, siç është për shembull, kontrolli i objekteve apo gjërave tjera që na pengojnë që të arrijmë në tregjet jashtë Kosovës”, thotë Pirraj për Radion Evropa e Lirë.

Për largimin e barrierave jotarifore nga shtetet e rajonit, Pirraj thotë se nuk kanë gjetur përkrahjen institucionale.

“Kur kemi probleme të tilla, nga institucionet tona shikohet si problem individual dhe jo ndërshtetëror, shteti nuk merret dhe ne jemi të demoralizuar nga kjo qasje. Është vështirë të bëhet biznes”, thotë ai.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër vite kanë vendosur barriera tregtare mes njëra-tjetrës.

Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina pothuajse në vazhdimësi kanë krijuar barriera tregtare ndaj produkteve ‘Made in Kosova’, duke mos e njohur dokumentacionin që lëshohej nga ky shtet.

Për shkak të këtyre problemeve, Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018, kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare.

Ndërkaq, në prill të vitit 2020, qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, zëvendësoi taksën me masën e reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën kryeministri Avdullah Hoti hoqi masën e reciprocitetit.

Integrim i kufizuar rajonal

Integrimi ekonomik rajonal nënkupton katër liritë ekonomike: atë të mallrave, kapitalit, lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

Integrimi i kufizuar ekonomik i Kosovës është i ndërlidhur edhe me raportet jo të mira në aspektin politik, qoftë me Serbinë apo me Bosnjë e Hercegovinën, të cilat nuk e njohin atë si shtet të pavarur.

Zgjidhja e problemeve politike mes shteteve të rajonit duhet bërë në mënyrë që integrimi ekonomik rajonal të mos mbetet i kufizuar, pasi që ky integrim rajonal është parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian për secilin vend veç e veç, thonë bashkëbiseduesit e REL-it.

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se integrimi ekonomik rajonal është anashkaluar nga Kosova dhe nuk është parë as si një ndër prioritet në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt.

“Edhe kur dialogu, që është një nga ndër parakushtet esenciale për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë anashkalohet, dëshmon se në Kosovë më tepër flitet për integrim ekonomik rajonal sesa që veprohet. Nuk duhet vetëm të jemi dekor i këtyre marrëveshjeve apo këtyre iniciativave rajonale, pasi që dialogu dhe partneriteti nuk kanë alternativë. Asnjë vend nuk mund të ketë integrim politik pa integrim ekonomik”, thotë Gërxhaliu.

Fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk e ka caktuar si prioritet dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është lartë në agjendën e prioriteteve.

Në aspektin e integrimit rajonal, në planprogramin e kësaj partie që ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk flitet asgjë.

Ujkani: Kosovës i duhet integrimi ekonomik

Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet tejkaluar të gjitha problemet dhe Kosova domosdoshmërish duhet të jetë pjesë e mekanizmave, qoftë rajonale apo edhe më gjerë.

“Integrimet ekonomike janë të rëndësishme për shumë arsye. Integrimi ekonomik rajonal do të bëjë që të krijohet një mirëqenie e qëndrueshme ekonomike dhe sociale, po ashtu integrimi ekonomik do të kontribuonte në stabilitetin politik në rajon”, thotë Ujkani duke shtuar se mungesa e një stabiliteti politik pengon realizimin e marrëveshjeve bilaterale që Kosova ka me vendet tjera.

Ai shton se ndonëse Kosova ka një ekonomi më të vogël se ekonomitë e vendeve të rajonit, integrimi ekonomik është i domosdoshëm dhe duhet të zë vendin që i takon në tregun rajonal.

Kosova në pozitë të pafavorshme në tregun rajonal

Deficiti i lartë tregtar përbën një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Kontributi i eksporteve në volumin tregtar, sipas të dhënave të zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vit kap vlerën e rreth 400 milionë eurove, kurse importi mbi tre miliardë euro.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura e pavolitshme ekonomike e Kosovës si dhe kapacitet e ulëta prodhuese, e bëjnë më pak konkurrente në rajon.

“Normalisht asnjë vend në botë dhe as Kosova nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka marrëdhënie ekonomike me të tjerat. Kosova në këtë drejtim ka një bilanc negativ tregtar. Është e vërtet që Kosova ka leverdi të integrimit ekonomik, por marrëveshjet për tregti të lirë si CEFTA për fat të keq nuk kanë gjetur zbatim dhe kjo marrëveshje është shkelur nga Serbia”, thotë ai.

Për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike, Serbia dhe Kosova, me një marrëveshje të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019.

Deri më tani, në Kosovë nuk ka pasur unitet në mesin e spektrit politik, lidhur me pjesëmarrje në këtë nismë rajonale./ REL

Etiketa: ekonomiakosova


Ju sugjerojmë

“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”
Aktualitet

“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”

10 Dhjetor, 2025 9:11 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025

10 Dhjetor, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

10 Dhjetor, 2025 7:50 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

9 Dhjetor, 2025 11:16 pm
Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Para
Rama për bizneset e vogla: Do të rriten në mandatin e tretë

Rama për bizneset e vogla: Do të rriten në mandatin e tretë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Vrasja e Behar Sofias, Hoxha: Ka pasur lidhje të forta me Policinë

Vrasja e Behar Sofias, Hoxha: Ka pasur lidhje të forta me Policinë
















TE FUNDIT

“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”

“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”
10 Dhjetor, 2025

Parku Kombëtar i Lurës, i vendosur në zemër të Dibrës në veri të Shqipërisë, është transformuar në një destinacion të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
10 Dhjetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
10 Dhjetor, 2025

Dashi Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, por kohet e fundit ju kane dale disa probleme te vogla,...

Lexo më shumë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
9 Dhjetor, 2025

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com