Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kosova iu rrëmbye Serbisë”/Gjekmarkaj-Milanovic: Me gjuhë pijaneci…si zëdhënës i Putin

2023/01/31 at 5:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Greva e pedagogëve/Gjekmarkaj:Pa u rrëzuar ligji, s’ka paqe në universitet

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e fundit të Presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic sa i përket Kosovës.

Gjekmarkaj shkruan se presidenti kroat ka përdorur një gjuhë pijaneci duke gjuajtur mbi miqësinë e vjetër të shqiptarëve dhe kroatëve dhe duke folur si zëdhënës i Putinit.

Deputeti i PD thotë se Presidenti kroat u dëshmua si nostalgjik i krimit e genocidit serb duke thënë se Kosova iu rrëmbye Serbisë nga ndërkombëtarët.

Shkrimi i plotë:

Një kujtim i shëmtuar me Presidentin e Kroacisë !

Nuk do me kujtohej aspak Presidenti kroat nëse nuk do të ishin kaq të poshtra deklaratat e tij për Kosovën ditën e djeshme megjithëse e kam takuar një herë me dëshirë për ta harruar.
Me gjuhë pijaneci në mejhanet ballkanike mbushi gojën me material e glaca. Ai gjuajti mbi miqësinë e vjetër të shqiptarëve me kroatët si zedhenes i Putin pushtuesit në Europë, ke gjuhen e trashur e mollezat e skuqura.
Pa turp tha që “Kosoven nderkombetaret ja rrëmbyen Serbisë” ! U deshmua i dehur, injorant , aleat me dhunen, nostalgjik i krimit e genocidit serb dhe natyrshem antiperendimor.
Me ka rastisur të takoj disa herë ish Presidentin ikonë e liberal Stipe Mesiç i cili ka vuajtur edhe burgun në Jugosllavinë e Titos. Ai ndiehej me fat që ishte ndodhur me disa kosovarë në qeli të cilet i kishin shpetuar jetën nga kriminelet e UDB-s. Po kaq kur rrefente per luften e viteve 90 shprehej se ku gjindeshin shqiptaret në front nuk ndihej nevoja me kthye koken pas duke u ndalur të kontributi i tyre heroik në pergjithsi dhe tek ai i ushtarakeve të veçantë në të perveçmen.
Por me heret se kaq shumë më heret rilindasit e medhenj që bënë Shqiperinë At Gjergj Fishta , At Shtjefen Gjeçovi, At Pashko Bardhi që punoi edhe si mesues në Zara ( Zadar) ishin nxënes të françeskanit të madh në Livno , Andrea Kaçiç poetit të rilindjes kroate busti i të cilit shkelqen në Zagreb.
Prej tij e me të ata u mbruajten me formulen Atme e Fe e u kthyen në atdhe për të bërë atë që bënë per Shqiperinë.

Nese duam për të shkuar tek rrënjet e historisë kemi edhe aleancat e Mbretit Gjergj ( Skenderbeut) me Republiken e Raguzes ( Dubrovniku i sotem). Në tetor në Zagreb mbahej një samit i parlamenteve të 44 vendeve të Botes me iniciativen e Kryetarit të Parlamentit Kroat dhe atij Ukrainas. Rasti e desh të jem pjesë e delegacionit shqipëtar të kryesuar nga Zonja Nikolla. Lajm ishte pjesmarrja e Nenci Pelozit shefes së Senatit Amerikan e cila me kurajo të admirueshme siç theu çdo paradigme me viziten në Tajvan po ashtu foli aty ndaj agresionit rus.
Dukej një fjalim i kohrave të tjera ku nuk prevalonte kujdesi diplomatik po shqetesimi për demokracinë, paqen, blloqet politike dhe vlerat perendimore të kercenuara nga barbaria. Surpriza nder gazeta ishte se Presidenti kroat nuk kishte denjuar ta priste po rrugen drejt një katundi disa ore larg kryeqytetit kishte marrë me justifikimin banal se zonja Pelozi nuk do jetë pas ca javesh kapo Senati ndaj nuk e pres.
E kaluan të gjithë me buzeqeshje si trill i një marroku ballkanik që do të bëj lajm me marrezinë në mugesë të portretit dhe forces.

Në viziten tone zyrtare patem takime me Kryeministrin e vendit një person mjaft karizmatik dhe tejet mbeshtetes e miqesor me kauzat e ekzigjencat shqiptare bë Ballkan e në Europë e po ashtu edhe me Kryeparlamentarin e Kroacisë i cili ishte po kaq i njerzishem dhe i vemendshem për ta forcuar raporti dhe miqesinë mes popujve e shteteve tona.

Ditën e fundit ishte parashikuar një takim edhe me Presidentin i cili e kishte rezidencen në periferi të qytetit në një vilë tipike jugosllave që Tito perdorte dikur në mes të gjelberimit. Një vend i bukur gati ekzotik.

Në presidencë hymë dhe u rreshtuam sipas protokollit ! Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë u shoqerua nga punonjesit e atij institucioni tek podiumi i nderit. Presidentin prisnim. Por ai e kishtë marrë me nge. Pas ca minutash ndonese u krijua një situate e sikletshme pritjeje zbriti.
Dukej pak i mufatur dhe si i pertuar. Në sallen e bisedimeve e njejta atmosferë noprane. Hijerënde, pompoz, arrogant dhe deklarativ si njeri që njihte Ballkanin në gjeneze dhe kishte zgjidhjet magjike në dorë dhe më tej.
Ndonëse në delegacionin shqiptar ishin Kryetarja e Kuvendit, Zevendes Kryetari , deputetja Marnoj e të tjerë ishin bashkuar disa diploma perendimi nostalgjiku jugosllav s’kishte veshë për të degjuar por vetem gojë per të folur.
Mbllaçiti disa fraza amorfe per raportet mes vendeve po tejet larg me fjalorin e Kryeministrit apo Kryeparlamentarit Kroat apo të tjerë faktorve politikë që takuam. Në të dalë nuk durova pa ju thënë anetarve të tjerë të delegacionit qe tek ky burrë pashë gjithë patetiken mburravece të Ballkanit vetë komplekset e ketij gadishulli të anashkaluar nga historia qysh në antikitet.
Që zhgenjimi ynë të mos pergenjeshtrohej në fund si dha doren askujt duke shkelur çdo kod mikpritjeje dhe ngjiti shkallet me vrap si danoç lagjeje.

Gjithesa mu kujtua kur lexoja shkulmet e tij i cili për të marrë vemendje ne raport me faktoret pro europiane e pro Kosove të Kroacisë preferoi të fliste si kamerier lepe peqe i Putinit dhe keshilltar i Vuçiçit !!
Tek e degjoja si në Zagreb mendova që forca e marrezisë për të bërë lajm nuk duhet nënvleftesuar sidomos në Ballkanin tonë. Gjëmat keshtu kanë filluar.
Agron Gjekmarkaj
Zevendes Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë./Opinion.al

 

Ju sugjerojmë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
Kryesore

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

27 Mars, 2023 10:40 pm
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Bota

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

27 Mars, 2023 9:59 pm
VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
Kryesore

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

27 Mars, 2023 9:32 pm
14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
Politikë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

27 Mars, 2023 9:21 pm
Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…
Politikë

Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…

27 Mars, 2023 9:00 pm
Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve
Kronikë

Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve

27 Mars, 2023 8:45 pm
Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë

27 Mars, 2023 8:34 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke

27 Mars, 2023 8:08 pm
Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë
Bota

Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë

27 Mars, 2023 7:54 pm
Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
Sport

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese

27 Mars, 2023 7:28 pm
Para
Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Veliaj: Zona e Lumit të Tiranës si përrallë nga e kaluara, s’ka më përmbytje

Veliaj: Zona e Lumit të Tiranës si përrallë nga e kaluara, s’ka më përmbytje

Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD kërkojnë shkarkimin e Nikollës

Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD kërkojnë shkarkimin e Nikollës





TE FUNDIT

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
27 Mars, 2023

Kuqezinjtë nuk ja kanë  dalë në ndeshjen e tyre të parë drejt Euro 2024. Ata kanë humbur në Poloni me...

Lexo më shumë

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
27 Mars, 2023

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për anëtarësim e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar edhe për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
27 Mars, 2023

Polonia ka shënuat shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë. Polakët realizuan me Karol Swiderski në minutën e  41′. Goli erdhi...

Lexo më shumë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
27 Mars, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur lidhur me arsyet se përse në bashkinë e Vlorës, ndryshe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com