Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova i jep lamtumirën Adem Demaçit

2018/07/28 at 7:57 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova i jep lamtumirën Adem Demaçit

Kosova i dha sot lamtumirën veprimtarit të njohur politik dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, i cili vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82 vjeçare.


Në ceremoninë komemorative, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e vendet e tjera, vepra dhe puna e Demaçit është vlerësuar shumë lartë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve.

“Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u mohua tërë jetën për qëllimin madhor lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Ai tha se sot bota po ndahet nga “Mandela i Evropës”. Sipas tij, Demaçi ishte një burrë ku i flijoi 28 vitet në burgje pa u mposhtur asnjëherë.

“Rini, shpirtin e talentuar e plot dhunti, dhe moshën e burrërisë Adem Demaçi i flijoi 28 vite në burgjet jugosllave, pa u thyer e pa u mposhtur ndonjëherë”,tha Thaçi.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoni tha se veprimtarin Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.

“Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove, duke u berë për gjithë shqiptarët modeli dhe shembulli i përkushtimit për atdheun i sakrificës dhe dashurisë për të i vetmohimit dhe dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit. I dashur baca Adem, jeta jote ishe luftë dhe ti këtë luftë e fitove. Jeta jote ishte sakrificë pa mbarim, po ti ja dole t’i përballosh e sfidosh ato si rrallë me urti e fisnikëri”, tha Meta.

Pas kësaj ceremonie në orën 11:00, kortezhi u nis në sheshin “Ibrahim Rugova”, rruga “Agim Ramadani”, e deri tek Varrezat e Dëshmorëve, ku u varros Demaçi.

Prishtinë, 28 korrik, 2018.
Prishtinë, 28 korrik, 2018.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, të shpallë tri ditë zie në Kosovë. [27,28,29 korrik]

Në mbledhjen komemorative që u mbajt të premten në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e shtetit thanë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit.

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandella i Ballkanit”.

Në fjalimet e liderëve politik, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve./REL



Ju sugjerojmë

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
Aktualitet

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

7 Gusht, 2025 12:56 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

7 Gusht, 2025 12:20 pm
Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
Aktualitet

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

7 Gusht, 2025 11:56 am
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori
Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

7 Gusht, 2025 11:41 am
Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike
Aktualitet

Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike

7 Gusht, 2025 11:05 am
Uzina e armëve në Poliçan u rrezikua nga zjarrvënia e qëllimshme
Aktualitet

Uzina e armëve në Poliçan u rrezikua nga zjarrvënia e qëllimshme

7 Gusht, 2025 10:49 am
Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari

7 Gusht, 2025 10:35 am
Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut
Aktualitet

Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut

7 Gusht, 2025 10:07 am
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

5 të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë

7 Gusht, 2025 9:37 am
Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve
Aktualitet

Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

7 Gusht, 2025 8:48 am
Para
‘Sa ta takoj, do ti heq nishanin’. Eli Fara tregon si asnjëherë historinë e nishanit, përse e hoqi dhe ku

‘Sa ta takoj, do ti heq nishanin’. Eli Fara tregon si asnjëherë historinë e nishanit, përse e hoqi dhe ku

Këndoi në koncertin e tij mbrëmë, Enca i dedikon këtë kërcim provokues Daddy Yankee-it

Këndoi në koncertin e tij mbrëmë, Enca i dedikon këtë kërcim provokues Daddy Yankee-it

Maskat grabisin dy lokale bastesh në Fushë-Krujë, godasin edhe pronarin

Vihet në pranga autori që qëlloi me armë drejt një automjeti në Pukë
















TE FUNDIT

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
7 Gusht, 2025

Prodhuesit e pemtoreve në Lushnje nuk kanë vendosur asnjëherë rrjeta për të mbrojtur pemtoret nga breshëri. Për fermerët ato janë...

Lexo më shumë

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
7 Gusht, 2025

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
7 Gusht, 2025

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, ndërsa 3...

Lexo më shumë

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
7 Gusht, 2025

Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com