Kryesore

Kosova heq tarifën për mallrat serbe, hyn në fuqi masa e reciprocitetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 01/04/20 |
el ida

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shfuqizuar tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe do të fillojë me zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, kanë deklaruar se vendimi mbetet në fuqi deri më 15 qershor, kur dhe do të bëhet një vlerësim i mbarëvajtjes së vendimit.

Kurti ka thënë se ashtu siç është premtuar, së pari është bërë gjesti i vullnetit të mirë për heqjen e tarifës 100 për qind në lëndën e parë, për të vazhduar me zëvendësimin e tarifës 100 për qind me reciprocitetin me Serbinë, duke e bërë këtë zëvendësim të sigurt dhe gradual.

“Në ketë rast ne i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë me Bosnje e Hercegovinën e heqim tarifën 100% pa asnjë shtesë tjetër”, tha Kurti./Opinion.al

Pas