Qeveria e Kosovës ka vendosur hapjen e kufijve shtetërorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Ky vendim vjen në një moment, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë shifra të konsideruara të larta të infektimeve nga Covid 19.
Jo vetëm kaq, por në mbledhjen e së premtes të mbajtur online, qeveria ka miratuar edhe vendimin për subvencionim nga ana e shtetit të kostos së sigurimit kufitar 1- mujor për të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës./Opinion.al