Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova gati të kthejë rreth 100 persona të tjerë të mbetur në Siri

2019/11/05 at 2:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova gati të kthejë rreth 100 persona të tjerë të mbetur në Siri

Qeveria e Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit për të kthyer në Kosovë rreth 100 kosovarë të tjerë të cilët gjenden në Siri, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Radion Evropa e Lirë.


Ministri në detyrë, Mustafa, tha se nuk mund të japë më shumë detaje, por aktualisht po zhvillohen bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave.

Ministri Mustafa pohoi se institucionet kanë informacione për personat që gjendën në Siri dhe që pritet të kthehen në Kosovë. Sipas tij, në këtë grup ka më shumë luftëtarë në dallim me operacionin e parë të realizuar në muajin prill, përmes së cilit në Kosovë ishin kthyer vetëm katër luftëtarë.

“Në detaje nuk mund të prononcohem. Por, tani jemi shumë të interesuar me shtetin turk, mos ndonjë nga personat (kosovarët) që kanë qenë nëpër kampe ka kaluar në pjesën turke. Përafërsisht dihet numri, por nuk është numër i madh tani, sepse 110 i kemi sjellë në Kosovë. Aty diku sillet edhe numri i personave të tjerë (që pritet të kthehen). “Në kontingjentin e dytë ka më shumë persona që kanë marrë pjesë në luftë, por megjithatë më shumë ka fëmijë dhe gra”, tha Mustafa.

Mustafa tha se njësoj si në opracionin e kaluar Kosova merr përgjegjësinë e integrimit, transferimit, të mbajtjes 72 orësh dhe transferimit nëpër vendbanimet e të kthyerve, duke shtuar se ka dhe një fond të posaçëm vetëm për këtë problematikë.

“Sikurse që ka qenë i kaluari. Do të thotë ne e marrim përgjegjësinë e integrimit, transferimit, të mbajtjes 72 orësh, transferimit nëpër vendbanimet e tyre. Nëse ka persona që nuk kanë vendqëndrim të përhershëm, për shembull nëpër familjarë ose diku, ju organizojmë edhe vendbanim të përhershëm. Është një fond i posaçëm që është i destinuar vetëm për këtë problematikë”, thotë Mustafa.

Kujtojmë se në muajin prill të këtij viti, institucionet kthyen në Kosovë 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë që ishin pjesë e organizatave terroriste në Siri, 32 gra dhe 74 fëmijë. Kthimi i tyre u bë përmes ndihmës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq Shqipëria nuk ka bërë ende asnjë hap konkret në këtë drejtim. Rasti që tronditi opinionin shqiptar dhe atë italian, ai i vogëlushit Alvin ngriti debate lidhur me çështjen por akoma nuk dihet fati i tij apo shqiptarëve të tjerë që ndodhen në Siri.

Megjithatë ditën e djeshme, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka deklaruar se qeveria është duke bërë gjithçka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët, por pa dhënë më shumë detaje, të cilat do të rrezikonin operacionin.

“.I kemi kushtuar vëmendje të veçantë luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në konflikt. Situata në Siri është tejet e komplikuar. Shqiptarët kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, ndërsa kanë ndryshuar edhe emrat, duke e bërë të vështirë identifikimin. Shqipëria është duke bërë gjithçka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. Hapat e ndërmarrë nuk mund të bëhen publike, pasi do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik operacionin. Duke zbuluar identitetin e tyre i ekspozojmë përpara një rreziku vdekjeprurës. Për pasoja do u lutesha mos të kompromentojmë situatën dhe jetën e personave që po përpiqemi ti shpëtojmë. Ju garantojmë se institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë. Aktualisht një grup operacional po vendos kontaktet në terren për të mundësuar riatdhesimin e shtetasve shqiptarë. Në këtë situatë konflikti në tërren dua të theksoj rrezikun që kanoset nga publikimi i të dhënave të këtyre personave shpesh herë edhe me fytyra. Ka një komunikim me ta të vazhduar. Përpjekjet tona për të riatdhesuar Alvinin dhe të tjerë vazhdojnë edhe sot. Pra nuk mungon vullneti por konteksti i posaçëm që ata shtetas ndodhen”, tha Spiropali./ Opinion.al

 

Etiketa: detajeISISMustafa


Ju sugjerojmë

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar
Kronikë

Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar

25 Janar, 2026 11:17 am
Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur
Kryesore

Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur

25 Janar, 2026 11:13 am
Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
Kronikë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

24 Janar, 2026 11:40 pm
“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
Aktualitet

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

24 Janar, 2026 10:27 pm
Para
Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Të bëhet gjithëpërfshirëse dhe jo…

Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Të bëhet gjithëpërfshirëse dhe jo...

Flet gruaja që u përdhunua nga 16 ushtarakë në 2 muaj: Isha e lidhur

Flet gruaja që u përdhunua nga 16 ushtarakë në 2 muaj: Isha e lidhur

Miley Cyrus dhe “telenovela” me ishët e saj, çfarë bëri këngëtarja

Miley Cyrus dhe "telenovela" me ishët e saj, çfarë bëri këngëtarja
















TE FUNDIT

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
25 Janar, 2026

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi, sipas faqes së...

Lexo më shumë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
25 Janar, 2026

Në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë 20-vjeçari Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani dhe banues në Shkodër....

Lexo më shumë

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
25 Janar, 2026

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj incidentit të përgjakshëm në Minneapolis, ku një agjent...

Lexo më shumë

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
25 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com