Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova fillon zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave

2021/09/20 at 7:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova fillon zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave

Autoritetet në Kosovë vendosën që nga sot makinat me targa të Serbisë duhet të pajisen me targa të përkohshme me të hyrë në Kosovë.


Fillimi i zbatimit të këtij vendimi është masë e ndërsjellë meqë njësoj veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi.

Fillimi i zbatimit të kësaj mase nxiti zemërim në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Grupe qytetarësh bllokuan rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha në një postim në rrjetet sociale se “veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve”.

Ai tha se situata është e qetë dhe se policia e Kosovës i “ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”.

Nga sot shoferët e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Çështja e targave ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Sipas saj banorët e Kosovës duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të heqin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës lëshoheshin nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në parlament të hënën se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo tabelash përveç atyre me shenjën RKS. Sipas marrëveshjes, deri më 15 shtator lejohej hyrja në Serbi e makinave me targat që mbanin shenjën KS.

“Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës ju siguroj që veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serb, ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim të cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse, dje, sot por edhe nesër qytetarët serb do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj”, tha ai duke shpalosur targat e përkohshme që hyjnë në përdorim në Kosovë, dhe targat që autoritetet serbe përdorin për makinat nga Kosova tash e dhjetë vjet me radhë.

“Pra, këto janë tabelat tona që janë të përkohshme për ata që vijnë me tabela tjera ndërkaq ka dhjetë vjet që qytetarët tanë paguajnë për këto tabela që janë poshtë. Ne nuk i duam as këto as ato, mirëpo derisa të ketë këso (tabela të përkohshme të Serbisë) do të ketë edhe këso (tabela të përkohshme të Kosovës)”, tha kryeministri Kurti.

Zyrtarët serbë reaguan ndaj veprimeve të sotme të autoriteteve të Kosovës, duke i cilësuar ato si provokim, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, sipas medieve serbe, ka caktuar për të martën mbledhjen urgjente të Këshillit kombëtar të Sigurisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se zyrtarët në Bruksel po e ndjekin situatën.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë pa ndonjë vonesë. Ne gjithashtu i nxisim të dyja palët që të përdorin bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe t’i përdorin ato si platformë për të trajtuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund të kenë midis tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe vendimin për targat”, tha ai.

Në orët e pasdites ambasada amerikane në Prishtinë shkroi në rrjetet sociale se u bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia “të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të ulin tensionit menjëherë dhe pa vonesë”.

I dërguari i Posacëm i BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, qëndron sot në Beograd në kuadër të vizitës së tij në rajon në përpjekje për të siguruar një takim të radhës në nivelin më të lartë politikë ndërmjet palëve.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur më 19 korrik, por pa ndonjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj./ REL

Etiketa: kosovaserbitarga


Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

Berisha për Bashën: Ish-kryetari shpalli non grata bazën e partisë

Berisha për Bashën: Ish-kryetari shpalli non grata bazën e partisë

Sulmohet serveri i SHÇBA: S’ka rrjedhje informacioni
















TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com