Kryesore

Kosova e papërmbajtëshme, fiton ndaj Malit të Zi


               Publikuar në : 22:43 - 14/10/19 |
Opi Nion

Kosova ka vërtetuar dhe njëherë se është  një skuadër e fortë. Mbrëmjen e sotme Kosova mposhti me rezultatin 2-0 Malin e Zi.

Kosova ka shumë shanse që të kualifikohet në Euro 2020, pasi gjatë eleminatorëve ka bërë një performancë të shkëlqyer. Goli i parë u shënua nga Rrahmani, ndërsa Vedat Murriqi dyfishoi shifrat që në pjesën e parë.

Edhe në 45 minutat e dyta, Kosova zhvilloi një lojë të mirë, por nuk mundi të shënonte gola të tjerë, duke marrë 3 pikët aq të rëndësishme në këtë moment të Eliminatoreve të Euro 2020. Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e 11 pikëve, vetëm një më pak se Çekia e vendit të dytë./ Opinion.al E.Xh.

Pas