Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Lajmi është konfirmuar nga Sharr Jakupi nga kabineti i saj.
Më parë ishte kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca, që ka bërë me dije se Kosova ka bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar votat e nevojshme për pranimin e anëtarësimit./Opinion.al