Kosova do t’i akordojë Presidentit të SHBA Donald Trump medaljen më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Reuters.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga Reuters, informoi Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.
Dy ndihmësit e Trump, këshilltari për sigurinë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari special i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.
Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia ranë dakord të punojnë për normalizimin e lidhjeve ekonomike.
Në letrën e tij drejtuar Trump duke shprehur “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin tuaj personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi ftoi presidentin e SHBA për të vizituar Kosovën./ Opinion.al