Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe Serbia konfirmojnë takimin e 16 Nëntorit në Bruksel

2021/11/13 at 7:12 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova dhe Serbia konfirmojnë takimin e 16 Nëntorit në Bruksel

Prishtina dhe Beogradi konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e Brukselit, ku sipas BE-së do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për çështjet e hapura.


Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (16.11) në Bruksel për të vazhduar dialogun, ndonëse qysh tani ka kundërthënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë se për çfarë saktësisht negociohet këtë herë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë, se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe çështjet çështjet e hapura e rrugën përpara në dialog.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, “temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh”.

Në anën tjetër nga zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, thonë se në takimin e datës 16.11. ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, dhe se në takim tema kryesore do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Autoritetet e Prishtinës janë kategorike kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç e kërkon Beogradi zyrtar “Asociacion me kompetenca ekzekutive”, duke iu referuar marrëveshjes parimore të nënshkruar në vitin 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha para disa ditësh në një intervistë për DË-së, se “Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike” dhe se marrëveshjen e vitit 2013, sipas tij, deputetët e Kosovës e kanë miratuar në një trysni të jashtëzakonshme ku ka munguar transparenca.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015 Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka shfaqur në dritën e së vërtetës, që është i paintegrueshëm në sistemin tonë juridik dhe kushtetues. Ajo nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013, mirëpo goditja që ia ka bërë përmbajtjes në vitin 2015 kur marrëveshja e 2013 u zbërthye në konkretësinë e saj, në detajet e saj dhe në shpirtin e saj praktikisht e ka goditur edhe marrëveshjen e 2013-ës. Me fjalë të  tjera ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka thënë që vetëm gërma e Asociacionit është problematike, por ka konstatuar që 23 nene të kushtetutës po shkelen me të dhe secili nga shtatë kapitujt e Asociacionit nuk janë në përputhje me kushtetutën, por në të njëjtën kohë ka goditur edhe frymën e këtij Asociacioni. Nuk mund të ketë me Kushtetutën e Kosovës asociacion mbi  baza etnike”, tha kryeministri Kurti për DË.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha një ditë më parë në Beograd, se “Kosova duhet ta formojë Asociacionin ashtu siç është negociuar në Bruksel”, ose në të kundërtën, siç u shpreh, “faleminderit, ju punën tuaj, ne punën tonë, ndoshta takohemi një ditë”.

Sidoqoftë, Brukseli zyrtar që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga palët që të ulen në një tavolinë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet. Aktualisht, në rajon po qendron Gabriel Escobar zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, që para disa ditësh edhe zyrtarisht është edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor. Ai vizitoi Bosnjën  e Hercegovinën dhe po viziton Malin e Zi, por nuk është parashikuar të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.  Mediet në Prishtinë shkruajnë, se mosplanifikimi i vizitës së Escobar në Prishtinë dhe Beograd mund të shihet edhe si një mesazh për mospërparimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Pas emërimit zyrtar të Gabriel Escobar si i dërguar amerikan për Ballkanin, ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një njoftim për media tha, se “Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmetësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë./DW

Etiketa: kosoveserbitakim


Ju sugjerojmë

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
Aktualitet

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

6 Janar, 2026 12:18 pm
Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
Aktualitet

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

6 Janar, 2026 11:41 am
SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
Bota

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

6 Janar, 2026 11:18 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Para
Bleona: Kam pritur gjithë jetën për dikë si ty

Bleona rikthehet në Tiranë, ja programi televiziv ku do të shfaqet

Përballja me Andorrën/Del lista e futbollistëve, mungon Broja dhe Kumbulla

Përballja me Andorrën/Del lista e futbollistëve, mungon Broja dhe Kumbulla

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë në zonën e Astirit, qëllohet drejt makinës “Audi” me breshëri
















TE FUNDIT

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
6 Janar, 2026

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i...

Lexo më shumë

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
6 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara...

Lexo më shumë

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
6 Janar, 2026

Deklaratat e fundit të presidentit Trumpit në lidhje me qëllimin e tij për të pasur Groenlandën “me çdo mjet” kanë...

Lexo më shumë

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 2026

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com