Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë në Veri.
Në një postim në “Twitter”, Rama ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe shkruan se kjo është rruga e duhur e se të tjerat janë humbje kohe.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”,-shkruan Rama.
Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit, konkretisht për energjinë elektrike që e shfrytëzojnë serbët në komunat veriore, por nuk e paguajnë atë./Opinion.al
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022