Kryesore

Korrupsioni tek COVID-2, Kryemadhi: Shteti është kthyer në xhelat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 13/01/21 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas rastit të rëndë të korrupsionit të ndodhur në spitalin COVID-2, ku një sanitare i zhvati vajzës së një pacienteje me COVID-19 tetë milionë lekë.

E ndodhur në një takim me banorët e njësisë Nr. 10 në Tiranë, teksa dënoi aktin e rëndë,  Kryemadhi tha se shteti është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

Sipas Kryemadhit, për këtë arsye qeveria “Rama” duhet të ndëshkohet me votë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ajo që unë mendoj se është me rëndësishme është pikërisht takimi i përditshëm me njerëzit dhe një nga gjërat kryesore që kemi parë është që takimet janë masive në kontakte dhe një nga problemet kryesore është situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit. Dhe tjetra ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim që kemi është që, njerëzit përveçse kanë shpresë se do ta ndryshojnë këtë më 25 prill, dhimbja më e madhe që kanë është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Dakord që mund të jetë armiqësor me ju politikanët, me ty që je në opozitë më thotë mua, por përse duhet të jetë armiqësor me mua thonë si qytetar, që paguaj taksa, unë e kam votuar, i kam shërbyer këtij njeriu dhe përse ky njeri duhet të jetë armiqësor me mua, përse duhet të më dhunojë, të më gjobisë. Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milion lekë për të ëmën te COVID-2 ka qenë flagrant. Është absurde mënyra se si familjarët nuk mund të komunikonin dot me të afërmit e tyre pacientë dhe kjo gjë u faktua dje. Problemi është shteti që duhet të jetë institucioni që ju përgjigjet njerëzve, sepse ne prandaj paguajmë taksa dhe kemi vendosur rregulla. Ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve. Megjithatë ajo që e shikoj në të gjitha takimet dhe bashkëbisedimet është që njerëzit kanë dëshirën e madhe për të ndryshuar këtë realitet dhe ky është një avantazh i madh. Unë në takimet që kam me qytetarët u them që secili nga ne duhet të bindë një familjar, një mik, një shok që të shkojë më 25 prill të votojë, sepse votimi është një nga pikat kryesore të ndryshimit. Ndëshko atë që sillet keq me ty”,- tha Kryemadhi.

Kujtojmë se policia ditën e sotme ka vënë në pranga sanitaren Tire Alldervishi, cila i merrte para një vajze, që kishte nënën e saj të shtruar në spital. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njoftoi që mbrëmë shkarkimin e menjëhershëm të sanitares. Rasti i korrupsionit në spitalin COVID-2 u publikua ne Tv Klan në emisionin investigativ “STOP”./ Opinion.al

Pas