Kryesore

Korrupsioni që tronditi Maqedoninë e Veriut, publikohet videoja e dytë


               Publikuar në : 08:00 - 09/08/19 |
Opi Nion

Politika e Maqedonisë së Veriut është tronditur ditët e fundit nga një skandal i publikuar nga mediat italiane të cilat dëshmojnë korrupsionin në nivele të larta shtetërore.

“Rasti dridh qeverinë në Shkup”,ky është titulli me të cilin është hapur ditën e sotme prestigjiozja italiane “La Verita”, e cila ka publikura edhe një material të ri në lidhje me rastin “Reket”.

Në videon e publikuar nga media italiane, dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev, në të cilën Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë prej 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

Pas kësaj, Kamçev dëgjohet duke thënë se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartëmonedha më të mëdha. Po ashtu, në materialin e publikuar në media, Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim.

Po ashtu, në materialin e publikuar, dëgjohet dhe një zë gruaje e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”./ Opinion.al E.Xh.

Pas