Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin deklaron se ky fenomen mund të luftohet vetëm nëse institucionet janë funksionale dhe qytetarët dhe shoqëria civile janë intolerate ndaj tij.
Sipas Vlahutin, ajo çka e bën korrupsionin të lulëzojë në Shqipëri, është kultura e pandëshkueshmërisë.
Minisitri Blendi Çuçi, Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, foli për strategjinë antikorrupsion dhe planin e veprimit ndaj këtij fenomeni që po përgatit qeveria, që do të financohen nga Bashkimi Europian me 10 milionë euro. /tvklan/