Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

2025/10/14 at 4:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në mbledhjen e komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se ‘pastrimi i parave’ dhe ‘shkelja e barazisë në tendera’ kanë shfaqur rritje të lartë gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Dumani tha se kjo rritje e këtyre veprave penale reflekton abuzimin e vazhdueshëm me fondet publike.

Ai shtoi gjithashtu se korrupsioni i funksionarëve publikë ruan trend të lartë, duke dëshmuar për zgjerim të praktikave korruptive në administratën publike.

Drejtuesi i SPAK raportoi gjithashtu se gjatë vitit 2024 gjykatat kanë marrë vendime të formës së prerë për 10 funksionarë të lartë politikë.

“Sa i takon korrupsionit, treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje në luftën kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9 % janë kërkuar të pushohen, 12.3 % janë dërguar në prokuroritë e juridiskionit të përgjithshëm, rreth 1 % janë pezulluar, ndërsa rreth 67.4 % të çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025. Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka patur vendime të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Përsa i takon matjes së nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushat e korrupsionit tregojnë një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimin në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare. Veprat me rrezikshmëri më të lartë rezultojnë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera, të cilat shfaqin rritje të fortë në vitet 2023 dhe 2024, duke reflektuar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike. Korrupsioni ruan trend të lartë, duke dëshmuar për hapje të praktikave korruptive në administratën publike”, tha mes të tjerash Dumani.

Ju sugjerojmë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Para
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës...

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

TE FUNDIT

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
14 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për...

Lexo më shumë

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
14 Tetor, 2025

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në...

Lexo më shumë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
14 Tetor, 2025

Sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në 'Air Albania'. Pas fitores 0-1 në Serbi, trajneri Sylvinho...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com