Shtatë zyrtarë të Hipotekës së Kavajës janë shoqëruar në polici.
Paraprakisht dyshohet se ata kanë kryer abuzime në regjistrimin e pronave.
Punonjësit e ZRPP Kavajë dyshohet se tjetërsuan pronat publike kundrejt parave.
Të shoqëruarit janë shtetasit: Dashamir Cullhai, Aida Kollçaku, Behxhet Pjeci, Nezir Lecini, Ilir Kaja, Dritan Kazezi si dhe Andi Gjeci.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre.