Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Androkli Kokthin, ish-Drejtorin e Tatimeve të Tiranës.
Androkli Kokthi u arrestua më 18 shkurt si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi.
Ai akuzohej se iu kthente mallrat e sekuestruara bizneseve në këmbim të parave.
Hetimet ndaj tij, kishin nisur prej disa muajsh nga Policia dhe Prokuroria e rrethit Tiranë, pas denoncimit të një subjekti privat.