Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrik 1912: Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze “Le Figaro”

2017/11/27 at 9:32 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrik 1912: Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze “Le Figaro”

Processed with VSCOcam with h6 preset

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2017


Ismail Qemali ka dhënë një intervistë të shkurtër, por me vlerë, për gazetën prestigjoze franceze « Le Figaro », botuar në numrin e saj 194-të, më 12 korrik 1912. Shqipëria gjendej ende në sundimin turk. Asaj i duhej të priste deri më 28 nëntor të po atij viti për të qenë e pavarur.

Ndërkohë, Ismail Qemali i është përgjigjur gazetarit francez, André Duboscq, në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej vendi ynë dhe Turqia. Në vijim, rrëfimi i francezit dhe intervista e themeluesit të shtetit modern shqiptar:

« Unë kam patur fatin të bashkëbisedoj me Ismail Bej Qemalin, patriotin shqiptar për të cilin i njohim aftësinë për gjithçka që prek jetën politike të Turqisë dhe influencën e madhe të tij në Shqipëri. Ngjarjet e rënda që po ndodhin në këtë moment në këtë pjesë të perandorisë osmane dhe për të cilat Ismail Bej Qemali ka dashur të më flasë, u japin një rëndësi të veçantë deklaratave të tij.

Ismail Qemali : Situata në Turqi është e përkeqësuar sipas të gjitha pikëpamjeve. Në përgjithësi, mund të themi se gabimi është i qeverisë. Po ju them se nuk kam asgjë për të fshehur, asgjë për të shtuar ; sinqerisht, kështu mendojnë shqiptarët. Unë jam shqiptar, dhe për këtë arsye, i njoh dëshirat e atdhetarëve të mi. Ata nuk do të dorëzojnë armët derisa kërkesat e tyre nuk do të jenë plotësuar, por megjithatë ata nuk kërkojnë të ndahen nga Turqia…

André Duboscq : Është folur për 28 korrikun, ditën e përvjetorit të Kushtetutës, si pikënisje e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë ?

Ismail Qemali : Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë, por mund të ju them se ngjarje shumë të rënda mund të ndodhin në dy javët në vijim.

André Duboscq : Atëherë, çfarë duhet të shpresojmë ?

Ismail Qemali : Si fillim, rrethi i Sulltanit dhe drejtuesit të largohen menjëherë. Nuk ka më në Turqi as sovranitet sulltanor dhe as sovranitet kombëtar. Dhoma e deputetëve, gjë që ju nuk dyshoni, është formuar gjatë zgjedhjeve sipas vullnetit të Komitetit. Shpërbërja e saj është domosdoshme. Në vazhdim, duhet që ushtria të luajë rolin për të cilin ajo është krijuar ; domethënë mbrojtjen e territorit dhe jo atë të politikës. Më në fund, duhet që ministrat e emëruar të dijnë realisht të qeverisin dhe të ngjallin besim në të gjithë shtetin.

 

André Duboscq : A është e vërtetë se Qamil Pasha ka mundësi (shans) të rikthehet përsëri në pushtet ?

Ismail Qemali : Sigurisht, Qamil Pasha është i vetmi politikan i zoti të mbledhë rreth tij elementë për të formuar një qeveri serioze dhe të aftë. Pavarësisht moshës, angazhimi i tij është i habitshëm. Qamil Pasha ka qenë gjithmonë i mprehtë dhe i vëmendshëm. Po, i uroj vendit tim një njeri të tillë (Në fakt, ky njeri i tillë do të jetë vetë ai)…

Me këtë fjalë, u ndava prej Ismail Bej Qemalit dhe e falenderova duke i uruar një udhëtim të mbarë, sepse ai po largohet nga Parisi ku ka shumë miq, për të shkuar larg prej këtu me qëllim për të takuar të tjerë dhe të bisedojë me ta për fatin e atdheut të tij. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania :https://www.darsiani.com/la-gazette/korrik-1912-intervista-e-rralle-e-ismail-qemalit-ne-gazeten-franceze-le-figaro/

 

 

 

Etiketa: gazeta francezeintervista e rrallëismail qemalikorrik 1912Le Figaro


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Çfarë fsheh zemra e shenjave të horoskopit?

Çfarë fsheh zemra e shenjave të horoskopit?

Musolini i shpalli luftë mafias për shkak të një shqiptari

Musolini i shpalli luftë mafias për shkak të një shqiptari

Si i çonte votat në parlament Totto Riina

Si i çonte votat në parlament Totto Riina
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}