Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrigjimi Politik i Marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri

2018/09/16 at 9:02 PM
në Komente
Kohë leximi: 8 min
A A
Korrigjimi Politik i Marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri

Nga Baton Haxhiu


Në intervistën e tij e fundit në Opinion, Sali Berisha shpalosi pikëpamjet politike rreth idesë së “korrigjimit të kufijve”. Sipas tij, kjo ide nuk derivon prej ndryshimeve gjeopolitike në nivel global, respektivisht, të evoluimit të politikave Ballkanin Perëndimor të SHBA-së nën administratën Trump, por ekskluzivisht prej autoriteteve politike në Serbi dhe “argatëve të Beogradit” në Kosovë.

Modifikimi i linjave territoriale në Ballkan, sipas Berishës, është edhe projekt me origjinë serbe edhe domosdoshmërisht do të rezultojë me “Serbinë e Madhe”. Ai vazhdoi duke konstatuar se as bashkimi kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të mbështetet nëse formalisht aprovohet edhe nga Serbia. Diskursi i tij në Opinion, si zakonisht, karakterizohej nga një retorikë e zbrazët nacionaliste dhe gjuhë agresive, por si rrallëherë këtë radhë edhe përmbajtësisht, nga një gjykim totalisht josubstancial dhe përplot defekte politike.

Së pari, Berisha në mënyrë krejtësisht naive interpretoi se korrigjimi i linjave kufitare është rrjedhojë e relacioneve personale Thaçi-Vuçiq. Gjatë gjithë intervistës ai iu referua vetëm deklaratave të Koshtunicës, Tadiqit, Daçiqit ose Vuçiqit, duke neglizhuar në tërësi konstalacionin ndërkombëtar në evoluim e sipër që ka mundësuar opsione alternative si bosht për normalizim marrëdhëniesh. Injoroi krejtësisht faktin se SHBA-ja tashmë nuk e përjashton në mënyrë decizive idenë e korrigjimit të kufijve, pra e pranon edhe këtë skenar, si çelës për përmbylljen e kontesteve bilaterale Kosovë-Serbi. Po ashtu, një lëvizje e ngjashme në qëndrimin gjeostrategjik është krejtësisht e vërejtshme edhe tek një pjesë e gjerë e eksponentëve europianë, përfshirë Federica Mogherinin. Në këtë kuptim, Sali Berisha u shfaq jo vetëm si një lider i shpenzuar në kohë, por edhe totalisht jashtë kohe me gjykim politik: ai operon me retorikë demode nacionaliste të shekullit të kaluar, pa asnjë referencë tek transformimet politike në rrafsh botëror në periudhën Trump. Pra, çfarëdo diskutimi rreth idesë së korrigjimeve territoriale nuk mund të parashtrohet veç në nivel të ligjërimeve ditore nacionaliste, por duhet të jetë mjaftueshëm i vëmendshëm për rrethanat më të përgjithshme globale.

Së dyti, Sali Berisha me qëllim të minimizimit të rëndësisë së benefiteve eventuale të korrigjimit të kufijve konstatoi se Kosovës nuk i duhet fare njohja nga Serbia. Sipas tij, Kosova mjaftohet vetëm me njohjen nga SHBA-ja: të tjerat, si njohja nga Ishujt Faroe, si njohja nga Serbia, për nga pesha politike janë të njëjta. Me këtë nivel gjykimi politik, ai jo vetëm që nuk e reflekton fare pjekurinë e një ish-burrështetasi, por nuk është madje as në nivel të një opinionisti mesatar politik.

Njohjet nga SHBA-ja dhe fuqitë tjera europiane janë të pazëvendësueshme për Kosovën. Sidoqoftë, që nga strategjia e Junckerit ku Kosova figuron në pozicion margjinal për integrim në BE e deri tek dështimi për anëtarësim në UNESCO dhe mungesa e ulëses në OKB, janë indikatorë se mosnjohja universale e shtetësisë të Kosovës është duke prodhuar efekte të rënda politike në përfaqësimin e saj ndërkombëtar.

Nëse njëherë shmangia nga OKB-ja ka qenë kusht për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, sot anëtarësimi në OKB është kusht për kurorëzimin e shtetësisë.

Në këtë variant, mbështetja e Rusisë në OKB është e domosdoshme. Pra, pranimi i këtij fakti nuk ka lidhje me politika filo-ruse, por vetëm aprovim i një gjendjeje të dhënë në terren dhe njohje e realitetit të ri politik. Ndonëse synoi të paraqitej me qëndrimin e burrështetasit të përgjegjshëm në Opinion, duke injoruar gjithë këtë kompleksitet rrethanash, Berisha vetëm zgjodhi rrugën e lehtë të atraktimit të publikut dhe jo versionin e rëndë të zgjidhjes të çështjes.

E treta, Berisha tha se çfarëdo prekje e kufijve është precedent për ta ndërtuar
Serbinë e Madhe, të ideuar prej pararendësve të Vuçiqit. Këtu dështoi ta konceptonte domosdoshmërinë e kompletimit të shtetësisë të Kosovës nga obsesioni i tij permanent për t’u marrë me oponentët politikë. Mënyra sesi e elaboroi idenë e vet është krejtësisht në kundërshtim me frymën e tij të proklamuar panshqiptare. Berisha aludoi se pjesa më e vlefshme e aseteve të Kosovës është e lokalizuar në Veri të Kosovës (gjë që gabimisht e identifikoi me komunën e Mitrovicës të Veriut gjatë gjithë intervistës) që nga Liqeni i Ujmanit deri tek Maja e Pançiqit në Leposaviq.

Këtu gjithsesi vlen të nënvizohet banaliteti i krahasimit të liqeneve dhe kodrave me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në emër të një kodre, fushe dhe liqeni, Berisha është në gjendje ta mohojë mundësinë e shpëtimit të 80.000 shqiptarëve në Serbi. Kësisoj, prapa preokupimeve të tij deklarative me fatin e kombit shqiptar, ai bie në kurthin e ruajtjes së gjendjes ekzistuese të shqiptarëve atje.

Për më shumë, në intervistën e tij së bashku me Albin Kurtin, ai insistoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të avancojnë me nivelin e asistencave financiare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo premisë tregon se qëndrimi i tyre s’është fare i mirëmenduar: asnjë donacion ndërkombëtar s’mund të transferohet në Serbi pa miratim paraprak të Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore të Serbisë. Propozimi i tyre është teknikisht i pazbatueshëm, por vetëm demagogjikisht funksional.

Këtu vlen të theksohet se në atë intervistë vet Albin Kurti degradoi kërkesën e tij për bashkim të Luginës të Preshevës me Kosovën në kërkesë për asistencë financiare të Kosovës për Luginën e Preshevës. Pozicioni i tyre kundërshtues politik shpërfaqi veçse shkurtpamësi gjeopolitike dhe retorikë të zbrazët nacionaliste.

Në këtë kontekst, mbetet e rëndësisë së veçantë të thuhet diçka edhe lidhur me takimet e fundit të përfaqësuesve politikë nga Kosova dhe Shqipëria lidhur me mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Takimi Kurti-Berisha, për shembull, nuk është asgjë tjetër veçse zgjatim i një kulture politike të deprivuar nga cilado normë e qëndrueshme publike dhe çfarëdo parimi i përcaktuar politik. Me fjalë të tjera, takimi në ishte produkt i një politike të bazuar në rokada momentale joparimore në praktikë dhe afirmim të narrativave agresive nacionaliste në publik. Ky takim s’mund të kuptohet assesi ndryshe veç nëpërmes një pezullimi të plotë të zotimeve të Kurtit që nuk ndërton bashkëpunime politike pa pajtim paraprak programatik.

Përderisa Berisha barazon të majtën aktuale të Shqipërisë si mbeturinë politike të regjimit komunist, Kurti konsideron se në të është e mbruajtur vetë mundësia për zhvillim të një të majte atdhetare. Përderisa Kurti së voni është prononcuar pro deklarimeve të Ramës në Beograd për pavarësinë, Berisha besonte që ato janë vetëm një ndërhyrje e fuqishme në politikën e pavarur të Kosovës. Përderisa Kurti beson se bashkimi kombëtar është solucioni kryesor për zhvillim të shqiptarëve në përgjithësi, Berisha beson se kjo ishte një formulë “pro-ruse” dhe “pro-serbe” që i jep shtysë pretendimeve serbe në rajon. Përderisa Kurti insiston se pavarësia e Kosovës duhet të ndodhë nëpërmes të drejtës për vetëvendosje njëanshëm, Qeveria e Berishës pati pranuar edhe konceptin e “pavarësisë së kushtëzuar” në emër të multilateralizmit. Albin Kurti dhe Sali Berisha janë figura reciprokisht përjashtuese në politikë.

Në intervistën e fundit, Berisha kundërshtoi paprekshmërinë e tërësisë territoriale të Kosovës pikërisht duke u thirrur në Pakon e Ahtisaarit, përderisa krejt ekzistenca politike e Kurtit i detyrohet kundërshtimit të kësaj platforme politike. Ironia është që vetë Kurti, i cili e ka kundërshtuar tërësinë territoriale të Kosovës të kodifikuar sipas Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës, sot është shndërruar në mbrojtësin e saj kryesor në praktikë. Përkundër divergjencave konceptuale, Kurti dhe Berisha megjithatë përfundimisht janë bashkuar, së pari, prej frikës nga humbja e kauzave të tyre historike në rast se skenari i korrigjimit të kufijve zbatohet me sukses dhe eventualisht hap mundësinë objektive për bashkim kombëtar; së dyti, nga pezmi i tyre personal ndaj Presidentit Thaçi dhe, së treti, nga besimi në të njëjtën metodologji të veprimit politik.

Berisha dhe Kurti kanë paralajmëruar rikthim në metoda radikale jashtë-institucionale, kryesisht për shkak të disfatave të tyre elektorale. Berisha deklaroi se Qeveria Rama nuk bie asnjëherë me votë, por me kryengritje popullore dhe rrëzim revolucionar të qeverisë. I shpenzuar në politikë, ai nuk e mendon për perspektivën afatgjatë të Shqipërisë, por perspektivën afatshkurtër personale. Kurti, ngjashëm, ka paralajmëruar ndërmarrje popullore revolucionare kundër ekipit dialogues edhe pse nuk i ka shteruar paraprakisht mjetet demokratike për këtë temë në Kuvend. Me parti të ndarë dhe besim elektoral në rënie, Kurti po shfrytëzon çdo sentiment popullor për t’u rifaktorizuar personalisht në skenën politike në Kosovë. Pra, emëruesi i përbashkët i Kurtit dhe Berishës është prioritizimi i profiteve personale elektorale në rrethana delikate politike pa selektim adekuat të mjeteve dhe pa mendim të thellë të efekteve të veprimeve të tyre. Prandaj, përkundër dallimeve politike, unifikimi i tyre nuk është aspak i vështirë. Shqetësues megjithatë mbetet fakti nëse përshkallëzimi eventual i sigurisë publike do të kontribuon në një klimë aspak të favorshme gjykimi publik.

Pavarësisht nëse një opsion i tillë zbatohet ose jo, çështja është se çfarëdo kundërshtimi i kësaj ideje duhet të japë përgjigjen se si do ta zhbllokojë agjendën europiane të Kosovës, se si do ta sigurojë ulësen e Kosovën në OKB, dhe si do ta shmang qarkun e kontestimit permanent të shtetësisë të Kosovës.

Diskutimi lidhur me këtë çështje duhet të parashtrohet edhe në nivel të kontributeve pozitive dhe përfitimeve eventuale nga ky proces në tërësi. Kundërshtimi apriori dhe identifikimi i rreziqeve që vijnë nga ky proces është forma më e lehtë e angazhimit në këtë debat.

Për këtë do të shkruaj një ditë më gjatë, por thelbi i përfitimeve nga ky proces mund të rrumbullakohet si vijon: e para, Kosova lirohet përfundimisht nga një gangrenë territoriale e cila as nuk është në kontroll të saj, as përtej kontrollit të saj – avantazhi i Kosovës është që në çfarëdo rrethane Liqeni i Ujmanit dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut do të mbesin pjesë integrale e territorit të Kosovës; e dyta, Kosova përfundimisht do të marrë rolin aktiv në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe të përvetësojë një popullsi prej 80.000 qytetarëve shqiptarë në zonën e saj; e treta, Kosova përfundimisht lirohet nga Pakoja e Ahtisaarit dhe çfarëdo mundësie të një entiteti autonom serb në Kosovë apo çfarëdo bllokade institucionale nga ana e minoritetit serb në Kosovë; e katërta, Kosova përfundimisht e hap mundësinë objektive për bashkim me Shqipërinë apo zhvillim të lidhjeve tjera politike me hapësira tjera shqiptare; e pesta, Kosova fiton me automatizëm mbi 80 njohje ndërkombëtare dhe merr përfaqësinë si shtet në arenën ndërkombëtare me agjendë të qartë për BE (gjë që tash është dukshëm e penguar prej 5 shteteve mosnjohëse); e gjashta, Kosova fiton ulësen në OKB dhe rrumbullakon përfundimisht shtetësinë e saj dhe subjektivitetin politik në nivel ndërkombëtar; e shtata, diaspora jonë fiton motiv shumë më të madh për të investuar në Kosovë pasi më nuk ekzistojnë paqartësi burokratike dhe pretendime territoriale të Serbisë ndaj resurseve me rëndësi të veçantë ekonomike (Trepça, Brezovica, etj).

Në këtë kuptim, balancimi i përparësive dhe mangësive të këtij procesi është një formë dukshëm më e komplikuar sesa refuzimi në mënyrën se si Berisha e ka shpalosur në Opinion. Në çfarëdo rrethane, ideja e korrigjimit të kufijve është më shumë precedent për fuqizim të shtetësisë të Kosovës dhe afirmim të interesave kombëtare në përgjithësi sesa prelud për Serbinë e Madhe. Me një fjalë, implikimet e këtij procesi janë krejtësisht të kundërta me proklamimet e Berishës në intervistë.
Ky është një moment tepër historik për të operuar me llogari elektorale dhe gjykuar në terma afatshkurtër politikë. Kurti dhe Berisha jo vetëm që janë duke përhapur klimën e kundërshtimit pa alternativë, por edhe bashkëpunimin joparimor pa përmbajtje dhe vizion. Në këtë situatë, të paktën, shoqëria kosovare duhet ta dëshmojë pjekurinë e vet duke kaluar tensionet ditore politike dhe menduar racionalisht në favor të mirës të përbashkët.

Sali Berisha dhe Albin Kurti duken të alarmuar, sikur duan ta ndalin një histori në emër të së cilës kanë hyrë në politikë dhe kanë mbijetuar deri sot.

Kanë frikë mos ajo do të bëhet realitet – por, jo nga ata dhe jo si histori e tyre.

 

 

Etiketa: Baton Haxhiukorrigjimi i kufijvekosova


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
A është fejuar ,dhe pse i thumboi koleget e saj Roza Radi . S’ka më qyl

A është fejuar ,dhe pse i thumboi koleget e saj Roza Radi . S'ka më qyl

Nëse i keni këto shenja, nuk do të bëheni asnjëherë të pasur

Nëse i keni këto shenja, nuk do të bëheni asnjëherë të pasur

Video/ Strakosha i mrekullueshëm, shpëton Lazion në fund të takimit

Video/ Strakosha i mrekullueshëm, shpëton Lazion në fund të takimit
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com