Aktualitet

Korreshi: Po hamë djathë me niseshte, në Shqipëri ka vetëm aromë hashashi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 30/06/22 |
Opi Nion

“Ne po hamë djathë me niseshte”, kështu deklaroi në kuvend deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, duke shprehur ironi për situatën në të cilën ndodhet blegtoria dhe bujqësia në vendin tonë.

Korreshi tha se në Shqipëri ndihet vetëm aroma e hashashit dhe se nuk ka më lopë. Ndër të tjera, deputeti akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë fermerëve.

“Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ka vetëm aromë hashashi, ku janë lopët. Ku janë këto subvencionet e famshme, po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët. Kush i ka, kush i mban, 7 mijë lekë është dengu i barit. Na vjen keq që kemi studiuar, e kemi qërruar sytë, kemi ndërruar 7 herë numrin e syzeve. Bëhemi si ato çunat e Londrës me 2 mln euro”, u shpreh Korreshi./ Opinion.al

Pas