Bota

Koronvirusi në Iran, 141 persona humbin jetën brenda 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 31/03/20 |
Opi Nion

Irani është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Sipas të dhënave të fundit, brenda 24 orëve në Iran kanë humbur jetën 141  persona, ndërsa numri total i viktimave është 2898.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, gjatë një deklaratë për televizionin shtetëror.

Ndërkohë, janë shtuar dhe 3111 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 44606. COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt./ Opinion.al

Pas