Pas konfirmimit të 6 personave të prekur nga koronavirusi, Shqipëria ka nisur të rritë marrjen e masave.
Mësohet se, në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi, ka nisur dezinfektimi në kryeqytet dhe në disa qytetet të tjera të vendit tonë. Bënhet fjalë për qytetet si Elbasan, Vlorë dhe Fier.
Dezinfektimi bëhet në institucione, transporti publik, shërbimit taksi dhe tregjeve. Mjekët apelojnë të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz, po ashtu qytetarët duhet të lajnë duart disa herë./ Opinion.al