Bota

Koronavirusi/Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 10/11/20 |
Opi Nion

Sistemi Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë gati nga dhjetori për të hedhur vaksinën e re të koronavirusit nëse miratohet, ka thënë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock. Sakaq, ai deklaroi për BBC se vaksina e koronavirusit, nuk do të bëhet e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Komentet e Hancock vijnë një ditë pasi zëdhënësi i kryeministrit britanik, konfirmoi se 10 milion doza të vaksinës Pfizer do të prodhoheshin dhe do të viheshin në dispozicion të Mbretërisë së Bashkuar.

Kur u pyetën nëse fëmijët do të duhet të vaksinohen, Hancock tha se vaksina “nuk është për fëmijë” pasi ata kanë një “ndjeshmëri shumë të ulët” ndaj virusit.

Të hënën, kompania farmaceutike Pfizer deklaroi se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.

Kompanitë tani planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent për të përdorur vaksinën deri në fund të nëntorit ndërsa një numër i kufizuar i njerëzve mund të marrin vaksinën këtë vit./Opinion.al

Pas