Bota

Koronavirusi/ Turqia rikthen izolimin në fundjavë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 18/11/20 |
Opi Nion

Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e e reja kufizuese me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se masat do të përfshijnë kufizime në funksionimin e restoranteve dhe kafeneve dhe zbatimin e një izolimi të pjesshëm gjatë fundjavës.

Përmes një deklarate u bë me dije se restorantet, kafenetë, qendrat tregtare dhe parukeritë do të punojnë nga ora 7:00 në 17:00, ndërsa në restorante do të lejohet vetëm shërbimi delivery.

Gjithashtu, kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do të zhvillojnë mësimin në distancë.

“Ne po përballemi me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ditën e djeshme, Turqia raportoi 103 të vdekur si pasojë e COVID-19, hera e parë që numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit arriti mbi 100, që nga 25 prilli.

Prej fillimit të pandemisë Turqia numëron në total 11.704 vdekje. Autoritetet turke u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska në rrugë që nga korriku. Kjo masë hyri në fuqi në muajin shtator./ Opinion.al

Pas