Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës nga koronavirusi.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, deklaroi se udhëheqësit do të bisedojnë “ virtualisht , në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.
Samiti ishte parashikuar që të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.
G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara./Opinion.al