Bota

Koronavirusi, Sllovakia do të testojë falas banorët e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 19/10/20 |
Opi Nion

Sllovakia ka vendosur që çdo banor mbi 10 vjeç të testohet për koronavirusin. Ky lajm është konfirmuar nga kryeministri Igor Matovic.

Ai ka theksuar se testimet do të jenë falas për 5.4 milionë banorët e vendit, pa specifikuar nëse tamponi do të jetë i detyrueshëm apo vullnetar.

“Duhet të vendosim një shembull në mbarë botën”, tha kreu i qeverisë.

Testimet në vend do të nisin nga kjo fundjavë e do të vazhdojë deri në ditët e para të nëntorit. Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës këtë muaj, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe rritjes së numrit të viktimave.

Aktivitetet fetare janë të ndaluara, bashkë me to edhe palestrat, qendrat e bukurisë dhe masazheve, pishinat po ashtu. Restorantet do të qëndrojnë hapur për klientët vetëm në hapësirat jashtë.

Deri më tani në mbarë Sllovakinë, janë konfirmuar pozitivë për Covid-19, 28 mijë qytetarë ndërsa numri i viktimave që nga shpërthimi i pandemisë është 82.

Pas