Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në 12.
Sipas autoriteteve italiane, koronavirusi Covid-19 ishte në qarkullim prej një ose dy javësh para se të identifikohej edhe pacienti i parë i prekur prej tij, një 38-vjeçar në qytezën Kodonjo. Drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Lartë të Shëndetit, Giovanni Rezza konfirmoi se vatra më e madhe është në Lodinjano, në Lombardi, ndërsa një tjetër në Veneto.
Rezza gjithashtu shpjegoi se rastet e vdekshmërisë së lartë, që deri tani llogariten 2-3% të të infektuarve vijnë për shkak se Italia përbëhet nga popullsi me moshë të lartë mesatare.
“Të moshuarit janë më të brishtë, e shohim këtë edhe me gripin. E duke qenë se nuk ka vaksinë për koronavirusin vjen edhe vdekshmëria e lartë”, tha ai.
Një sërë kufizimesh që prekin rreth 100 mijë njerëz janë njoftuar në pjesë të Lombardisë dhe Venetos përfshirë kryeqytetet e këtyre rajoneve Milano dhe Venecia. Autoritetet kanë mbyllur shkollat, universitetet, muzetë dhe kanë ndaluar grumbullimet publike rreth veriut të Italisë.