Në Greqi është shënuar viktima e parë nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se një 66-vjecar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Pacienti ishte konfirmuar se ishte prekur nga epidemia që në 2 mars.
Ai mbahej në kujdes intensiv në qendrën për të prekurit në Patras.
Ai dyshohet se ishte infektuarr gjatë një pelegrinazhi në Izrael me një grup personash, një pjesë e të cilëve janë infektuar gjithashtu.
Kujtojmë se numri i të prekurve në Greqi është 99 persona, ndërkohë që shumica e tyre kishin udhëtuar në Itali. /Opinion.al