Bota

Koronavirusi/ Shërohet gruaja e kryeministrit kanadez


               Publikuar në : 09:41 - 29/03/20 |
Opi Nion

Është shëruar nga koronavirusi bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Sophie Gregoire Trudeau u shpreh në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale se tashmë ndihet mirë.

Ajo tha se ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës. Zyra e Kryeministrit njoftoi më 12 mars se ajo ishte prekur me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë, pas kthimit nga një udhëtim në Londër.

Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qëndruar në izolim prej asaj kohe. Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”./ Opinion.al

Pas