Në vendin tonë janë shëruar 44 persona të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve 4 në 24 orët e fundit.
Lajmi i mirë me dije nga Albana Fico, nga Instituti i Shëndetit Publik në përditësimin e të dhënave më të fundit nga situata e koronavirusit në vend.
“Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar”, u shpreh Fico.
Ndërkohë, ka shkuar në 223 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19./Opinion.al