Koronavirusi ka shaktuar viktimën e parë mbretërore në Europë.
Princesha e Spanjës, Maria Teresa Bourbon-Parma Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.
Lajmi u dha nga Princi Henry i Bourbon-Parma i cili konfirmoi se motra e tij ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e epidemisë së koronavirusit.
Princesha kishte lindur në Paris në 28 korrik të vitit 1933 dhe prindërit e saj ishin Princi Xavier dhe Madaleina e Burbonit, të cilët kishin 9 fëmijë.
Familja është pjesë e shtëpisë së Bourbon-Parmës, e cila është një degë e familjes mbretërore spanjolle dhe që rrjedh nga dinastia franceze Kapetian. /Opinion.al