-U tha në Opinion

Koronavirusi, Shehu: Qeveria nuk lejon laboratorët të bëjnë teste


               Publikuar në : 23:43 - 02/04/20 |
Opi Nion

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka deklaruar në emisionin “Opinion” se Shqipëria duhet të bëjë më shumë teste për koronavirusin, pasi ky është dhe udhëzimi i OBSH.

Shehu thotë Shqipëria është një nga vendet që ka bërë më pak teste, ndërsa shtoi se duhet të angazhohen dhe laboratorë të tjerë për të bërë teste.

Ai tha se Qeveria nuk po ndjek strategjinë e OBSH dhe se nuk ka asnjë tentativë për të shtuar numrin e testeve.

A duhet ti shtojë testimet Shqipëria?

Mjaftoni të shikonin direktivat e OSHB, që thotë se duhet të ndryshojë strategjia menjëherë ndaj koronavirurist. Nga një strategji pasive dhe mbrotëse duhet të kthehet në aktive dhe goditëse. Së pari test, test, tes, së dyti identifikim, së treti izolim dhe së katërti mjekim. Unë po shikoj që po e aplikojnë të gjithë vëndet me shpejtësi të madhe, janë adoptuar një pjesë. Kemi një ndryshim nga ditët e para që ishte vetëm testi, sipas strategjisë së OBSH. Ne si Shqipëri jemi në vendet e fundit në botë në numrin e testeve për frymë popullsie. Një nga vendet që dallohet për numër të vogël testesh. Nuk ka një strategji, asnjë testativë për të shtuar numrin e testeve. Kjo është një startegji e qartë e OBSH dhe aplikohet në të gjithë botën. E dëgjova Ramën kur tha që presim të akreditohen laboratorët nga OBSH, nuk është e vërtetë, OBSH nuk akrediton laboratore. Gjermani po bën një gjë interesante, decentralizimin e sitstemit, po mobilizon mjekët  e familjes edhe në rrugë i merren njerëzve materiale për testim. Ne këtu e mbajmë të mbyllurm nuk duam të zgjerohemi, ne kemi kapacietete laboratorike dhe publik dhe privat kemi në Durrës, në Shkodër… Dhe çfarë ndodh laboratoret që po përpiqen të bëjnë një zhvillim mjekësor për të ardhur në ndihmë, po kërcënohem me futje në burg, po ju shkon policia. Në vend të stimulohen e tu themi të ndihmojë sa më shumë, unë dhe të gjithë kanë të drejtë të krijojnë dyshmi se nuk ka trasparencë, kemi realisht një lojë për të dhëna jo të sakta apo për të fshehur kontaminimin e vërtet të vendit. Ne kërkojmë ta mbyllim, kudo kërkojnë ta hapin. Laboratori duhet të jetë sa më afër njeriut. Mjeku i familjes është mbajtur jashtë loje, është i pambrojtur nga mjetet e mbrojtje. Ju e dini si bëhen konferencat e task-forcës? I bëjnë me kaseta, bëjnë kasetën dhe ua shpërndajnë mediave.

A ka kapacietet dhe a kemi ne ranimator të këtij niveli që të jemi të qetë, që nuk mund të kalojmë në kolaps?

Absolutisht kemi që punojnë në sektorë të vështirë si është kirurgjia e përgjithshme, neurokirurgjia etj. Por ne kemi një problem sot realisht. Ne kemi një vdekje shumë të lartë. Si vdekje në tërësi ne jëmi më lartë në rajon./ Opinion.al

Pas